Alsat 2019-05-28T15:29:34+02:00
Gjetja e një formule të re për financimin e arsimit të lartë mblodhi në debat, përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit dhe profesorët e universiteteve. Këta ta fundit kërkojnë që financimi joefikas sipas tyre dhe i vjetër tashmë 40 vjet, të zëvendësohet me një model të përshtatshëm për të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Në vend të numrit të studentëve që është aktualisht është kriter bazë, llogari të mbahet për cilësinë e kuadrove të diplomuar dhe publikimet dhe hulumtimet shkencore.
Vijmë në një situatë kur në konkurset e reja për punësim të kuadrit të ri nuk paraqitet asnjë i interesuar. Për shembull për një pagë prej 500 euro dikush duhet të investojë 5 mijë euro për studime të doktoraturës, të udhëtojë jashtë vendit për trajnim, është thuajse e pa mundur..Motivimi i profesorëve, mjetet për financim të hulumtimeve shkencore po humben, prandaj qëllimi është që të debatojmë për të gjitha këto probleme – tha Ratko Duev, dekan i Fakultetit Filozofik.
Është me rëndësi që të gjendet një model i financimit që shpërndarja e mjeteve financiare të bëhet në bazë të kriteriumeve dhe standardeve të cilat akoma mungojnë në Maqedoni..Duhet të propozohet model i financimit që nuk do të sigurojë vetëm alokim të mjeteve por do të sigurojë edhe cilësi. Ne duhet të kërkojmë që në sistemin e financimit të futen edhe publikimet shkencore edhe hulumtimi, edhe diplomimi, edhe suksesi i diplomimit e kështu me radhë – deklaroi Izet Zeqiri, profesor.
Ministri Ademi tha se koncepti i për financimin e arsimit të lartë bazohet në tre shtylla. Kjo nënkupton pagesë të buxhetit fiks për çdo institucion të lart arsimor në bazë të numrit të studentëve, financim në bazë të marrëveshjeve mes MASH dhe institucioneve arsimore dhe Fondit Inovativ.
Është më se e domosdoshme që të intervenohet për arsye se edhe nga financimi varet edhe kualiteti në arsimin e lartë dhe mendoj se me angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtar të cilët janë pjesë e përgatitjes së këtij modeli do t’ja arrijmë këtij qëllimi – u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit.
Ademi kujtoi rritjen prej 5 % të pagave për punonjësit e arsimit të lartë prej në shtator.
Melihate Rustemi
Loading…



