Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 23 persona në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë, Radovish, Manastir, Resnjë, Prilep dhe Kërçovë, pasi gjatë kontrolleve dhe bastisjeve tek ta është gjetur dhe sekuestruar drogë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në Shkup u arrestuan shtatë persona të moshës nga 19 deri në 40 vjeç, tek të cilët policia gjeti dhe konfiskoi lëndë pluhurore të bardhë, lëndë të ngurtë të bardhë dhe marihuanë.
Në Tetovë, gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë e një 41-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, ndërsa i dyshuari u ndalua në stacion policor.
Në Gostivar u arrestua një 54-vjeçar, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një lëndë e ngurtë e bardhë.
Në Kumanovë, në dy raste të ndara, u arrestuan dy persona, gjatë kontrolleve në shtëpitë e të cilëve u gjetën marihuanë, lëndë pluhurore e bardhë, një lëndë e fortë e zezë dhe tableta.
Një arrestim u krye edhe në Kriva Pallankë, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e një 32-vjeçari policia sekuestroi marihuanë.
Në Radovish u arrestua një 42-vjeçar, tek i cili fillimisht u gjet një lëndë pluhurore e bardhë, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e tij u sekuestrua edhe kokainë. Po ashtu, në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Dedinë dhe Konçe u arrestuan edhe dy persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin u gjet hashash.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.


