Alsat-M 2019-05-28T14:46:44+02:00
Pas një pauze prej një jave, reparti kirurgjik i spitalit të Strugës është vënë në funksion. Për shkak të numrit të madh të personelit mjekësor që ishte i prekur nga fruthi dhe rrezikun nga përhapja e mëtutjeshme e epidemisë, ky repart u mbyll përkohësisht. Në ndërkohë, është bërë dezinfektimi, të prekurit janë shëruar ndërsa pjesa e mbetur e personelit është vaksinuar.
Asani shton se e ndjekin situatën edhe nëpër repartet e tjera të spitalit dhe atë nëse respektohen masat protokollare që janë miratuar në muajin mars.- tha Muhamed Asani- kryetar i Komisionit për infektime hospitalore
Për shkak të mosfunksionimit të kirurgjisë, rastet emergjente nga Struga dërgoheshin më shpesh në Ohër. Nga ky repart njoftojnë se në ditët në vazhdim me ritëm të përshpejtuar të punës do të tentojnë t’i realizojnë 30 deri në 40 operacionet e anuluara. Ndryshe, numri i të prekurve nga fruthi në Strugë deri më tani është 135. Nga Qendra e shëndetit publik thonë se trendi i personave të ri të prekur shënon rënie. Në Ohër numri i të prekurve deri më tani është 36 ndërsa në Dibër 30.- theksoi Muhamed Asani- kryetar i Komisionit për infektime hospitalore
Miki Trajkovski
Loading…



