Alsat 2019-05-28T13:54:10+02:00
Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet për Ligjin për koordinimin e njësive të sigurisë dhe zbulimit dhe të ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Me Ligjin për koordinimin e njësive të sigurisë për herë të parë formohet trup koordinues i institucioneve më të larta të sigurisë i cili do të zbatojë propozimet e Këshillit për siguri kombëtare. Kurse me Ligjin e Agjencsë për Siguri Kombëtare formohet institucion i ri i cili do të zëvendësojë DSK-në por do të jetë jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ligjet zbatohen në kuadër të reformave të cilat që pas publikimit të materialeve të përgjuara, u bënë të patjetërsueshme.
Loading…



