Alsat 2019-05-29T11:13:55+02:00 Kryeministri Zoran Zaev takoi anëtarët e grupit “Dancers United” të cilët fituan medalje të arit në Kupën botërore në kuadër të Kampionatit Evropian në Rimini, Itali në vitin 2019, si dhe vendet e para në kampionatin botëror në Poloni dhe kampionatin evropian në Itali në vitin 2018. Me ato ishin prindërit e tyre, trajnerët dhe mentorët. “Bravos për anëtarët e ‘Dancers United’. Vendi ynë dhe populli ynë janë krenarë për të gjithë ju. Ajo që bëni ju për promovimin e shtetit është sukses ambasadori. Ju vazhdoni me përpjekjet tuaja dhe të keni në konsideratë mbështetjen time dhe mbështetjen…
Author: almakos
Alsat 2019-05-29T10:21:52+02:00 Në Gjykatën penale në Shkup sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Tortura” dhe “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Prokuroria Speciale Publike i ndjekë për torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër brutal, jonjerëzor apo ofendues, për mënyrën e privimit nga liria të liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Rasti “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po nxirren dëshmi materiale të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale, si kërkesa për dhënie të…
Alsat 2019-05-29T10:00:33+02:00 E përjavshmja gjermane ”Die Zeit” dyshon se Manfred Weber është njeriu i duhur në krye të Komisionit Europian. “Disa në Bruksel dyshojnë se Manfred Weber, me origjinë nga Bavaria e Poshtme, mund të përfaqësojë Europën përpara presidentit të SHBA, Donald Trump në mënyrën e besueshme të duhur”, shkruan e përjavshmja. “Megjithatë, këto dyshime janë të parëndësishme, pasi Weber vështirë se do të emocionohet nëse një ditë do t’i duhet të hyjë në Dhomën Ovale. Atij i mungon karizma, por mund t’ia marrë dorën kësaj pune”, shton ajo. “Do të duhet të jetë i hapur për ide të reja.…
Alsat-M 2019-05-29T08:18:16+02:00 Në Kuvend sot dhe nesër do të mbahet “Seminar special për Republikën e Maqedonisë së Veriut- Hapat e ardhshëm drejt NATO-s”. Fjalim hyrës krahas kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi do të kenë edhe gjenerali i brigadës Diter Barajs, nga Qendra “Xhorxh C. Marshall”, ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas N. Gerberih dhe u.d ambasadore e SHBA-së në Shkup, Mikaela Shvajcer- Blum. Për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO- Kontrollim i kontestit strategjik (politikë të dyerve të hapura, Ballkani Perëndimor, sfida aktuale të sigurisë), arritjet e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe hapa tjerë dhe detyra do të…
Alsat-M 2019-05-29T08:14:53+02:00 Kryetari i Qeverisë të Maqedonisë Zoran Zaev së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot do të marrin pjesë në solemnitetin me rastin e lëshimit në përdorim të aksit të fundit rrugor “Arbër Xhaferi” i cili i lidh kryeqytetin e Kosovës me kufirin e Republikës së Maqedonisë Veriore. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, punët ndërtimore të pjesës së Kosovës të autostradës Prishtinë -Shkup kanë përfunduar dje, ndërsa pjesëmarrjen në solemnitetin e sotëm në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, e konfirmuan tre krerët më lartë kosovarë – presidenti i shtetit Hashim Thaçi, spikeri i…
Alsat-M 2019-05-29T08:10:16+02:00 Anëtarët e Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit sot duhet të debatojnë për propozimin për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski. Deputetët do të vendosin për propozimin për shkak të mungesë së paarsyeshme të Gruevskit më shumë se gjashtë muajt, ndërsa në bazë të njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të dorëzuar më 15 maj të vitit 2019. Seanca për marrjen e mandatit të Gruevskit filloi javën e kaluar, por nuk përfundoi për shkak të dorëheqjes së deputetit dhe kryetar të komisionit, Pavle Bogoevski. Sipas nenit 59 nga…
Alsat 2019-05-28T23:55:24+02:00 Gazetari Aleksandër Marku nga Athian në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se Qeveria e re e Athinës që do të formohet dhe me shumë mundësi kryeministër do të jetë Qiriakos Micotaqis, do ta shohë Maqedoninë e Veriut me një sy tjetër ndryshe ngase e ka parë deri më tani ajo e Ciprasit. Ai tha se Marrëveshja e Prespës është nënshkruar dhe kthim prapë nuk ka më, por qeveria e re nga radhët e partisë Demokracia e Re, e cila ka qenë një nga kundërshtaret kryesore të kësaj marrëveshje, do ta shohë Maqedoninë e Veriut…
Alsat 2019-05-28T23:28:27+02:00 Gazetarja Gjerqina Tuhina nga Brukseli në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se Shqipëria përbën një problem për integrimin e Maqedonisë së Veriut duke qenë se ato janë në një pako, dhe nëse duhet të kalojnë së bashku atëherë do të jetë problem duke parë situatën politike në Shqipëri. Por sipas saj ka gjasa që Maqedonia të shkëputet dhe të kalojë e vetme. Një problem që e ka Maqedonia e Veriut në këtë moment, është ajo se Maqedonia e Veriut ndodhet në një pako me Shqipërinë. Në këto momente nuk ka disponim nga vendet anëtare…
Alsat 2019-05-28T23:12:48+02:00 Gazetari Enver Robelli nga Zvicra në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se në Bashkimin Evropian po zhvillohet një debat për një “Plan B” për Ballkanin Perëndimor, ku ky plan nënkupton jo anëtarësim të plotë, por një lloj anëtarësimi të klasit të dytë ku vendet e Ballkanit do të jenë të integruara në fondet e BE-së, por nuk do të jenë plotësisht të integruara në BE, ashtu si 28 vendet e tjera deri më tani. Një debat që është duke u zhvilluar në qarqet e eksperteve të Unionin Evropian, që nuk po i kushtohet shumë…
Alsat 2019-05-28T22:54:52+02:00 Gazetarja Majlinda Zeqiri nga Britania e Madhe në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se Britania a Madhe do të ketë një rol të madh për futjen e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Ish-kryeministri britanik Toni Bler ka qenë një nga ata më të flaktit për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe futjen e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë në maj të vitit 2018 kur filluan të bëheshin negociatat se cilat do të jenë kushtet, karakteristikat e Brexit, midis tyre është diskutuar edhe për Ballkanin Perndimor, dhe një nga letrat që…
Alsat 2019-05-28T20:38:02+02:00 Këshilltari i Lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner po kryeson një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme në përpjekje për të fituar mbështetje për planin e paqes të cilin pritet ta paraqesë së shpejti presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Kushner dhe përfaqësuesi i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt ka dy vite që po punojnë në këtë plan, që synon dhënien fund të konflikteve disa dekadëshe në Lindjen e Mesme. Ky udhëtim është i ngjashëm me atë që delegacioni amerikan e zhvilloi në muajin shkurt në vendet e Gjirit Persik. Një arsye për…
Alsat 2019-05-28T16:59:47+02:00 Në bazë të Ligjit për Koordinim, zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Likës, i garantohet një vend në Këshillin për koordinimin e bashkësisë së shërbimeve të sigurisë. Ndonëse Lika është pranë largimit nga posti i zëvendëskryeministrit si pasojë e shkrirjes së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri për Sistem Politik, vendi në bashkësinë për koordinimin e shërbimeve i garantohet postit të zëvendëskryeministrit. Derisa Lika nuk shkarkohet nga Kuvendi apo nuk jep dorëheqje nga Qeveria, vendi për të do të jetë i garantuar, ndërsa pas shkarkimit, ky post do t’i takojë personit që do ta zëvendësoj. Ndryshe, Lika…

