Alsat 2019-05-29T11:13:55+02:00
Kryeministri Zoran Zaev takoi anëtarët e grupit “Dancers United” të cilët fituan medalje të arit në Kupën botërore në kuadër të Kampionatit Evropian në Rimini, Itali në vitin 2019, si dhe vendet e para në kampionatin botëror në Poloni dhe kampionatin evropian në Itali në vitin 2018. Me ato ishin prindërit e tyre, trajnerët dhe mentorët.
“Bravos për anëtarët e ‘Dancers United’. Vendi ynë dhe populli ynë janë krenarë për të gjithë ju. Ajo që bëni ju për promovimin e shtetit është sukses ambasadori. Ju vazhdoni me përpjekjet tuaja dhe të keni në konsideratë mbështetjen time dhe mbështetjen e Qeverisë në të gjitha sfidat tuaja të reja “, u tha Kryeministri Zaev anëtarëve të grupit, prindërve të tyre dhe trajnerëve dhe mentorëve.
Kryeministri Zaev i dëgjoi përvojat e mira nga pjesëmarrja në Rimini, Itali. Ata thanë se anëtarët e “Dancers United” tashmë janë të njohur për publikun evropian dhe botëror. Me këtë rast shprehën falënderime të veçanta kryeministrin Zaev, Kabinetin e Kryeministrit dhe Qeverinë, për mbështetjen që kontribuon në prezantimin e tyre në botë, si dhe në motivimin, për shkak të mbështetjes dhe mirënjohjeve që marrin në vendin e tyre”, njoftoi shërbimi për media i qeverisë .
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, valltarëve të ‘Dancers United’ u ndajë mirënjohje për entuziazmin, punën dhe këmbënguljen me të cilën anëtarët e këtij grupi vallëzues punojnë me sukses në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe qëllimin fisnik – një shoqëri e barabartë për të gjithë”, tha kryeministri Zaev gjatë dorëzimit të mirënjohjes.
Edhe anëtarët dhe përfaqësuesit e Dancers United i dhanë mirënjohje kryeministrit Zaev për kontribut të jashtëzakonshëm për talentet dhe mundësit e grupit Dancers United.
Loading…



