Alsat 2019-05-28T23:55:24+02:00
Gazetari Aleksandër Marku nga Athian në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se Qeveria e re e Athinës që do të formohet dhe me shumë mundësi kryeministër do të jetë Qiriakos Micotaqis, do ta shohë Maqedoninë e Veriut me një sy tjetër ndryshe ngase e ka parë deri më tani ajo e Ciprasit. Ai tha se Marrëveshja e Prespës është nënshkruar dhe kthim prapë nuk ka më, por qeveria e re nga radhët e partisë Demokracia e Re, e cila ka qenë një nga kundërshtaret kryesore të kësaj marrëveshje, do ta shohë Maqedoninë e Veriut me një sy tjetër dhe do mundohet të kapet edhe në gjerat më të vogla.
Marrëveshja u krye, por do të jemi tepër, tepër me sy kritik ndaj ecurisë së Maqedonisë së Veriut për sa i përket kapitujve që do të hapen në procesi për integrimin në Bashkimin Evropian. Aty është ajo pesha e madhe që do të japin zyrtarët e kësaj partie he të qeverisë së ardhshme të Qiriakos Micotaqis. Të themi frenues nuk e di sepse, nqa Maedonia e Veriut do të respektojë ato që do t’i thotë Brukseli, atëherë Athina zyrtare nuk ka çfarë të bëjë, por syri kritik do të jetë më i madh, më vëzhgues dhe do të kapen pas hollësive, gjerave më të vogla për të dhënë kontekstin e deklaratave që kanë dhënë në orët e fundit- tha gazetari Aleksandër Marku nga Athina.
Loading…



