Author: almakos

Alsat 2019-05-30T10:46:34+02:00 Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se janë thelluar dallimet me opozitën mbi propozim Ligjin për Prokurori Publike. Sipas Zaev para se marrëveshja të arrihet, VMRO ka dalë me kërkesa të reja të cilat do ta obligonin pushtetin për ligj komplet të ri, gjë e cila për kryeministrin është e papranueshme. Zaev edhe kësaj here bëri apel që konsensusi të arrihet para mbledhjes së Këshillit Evropian ku vendoset për datën e bisedimeve. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T09:58:41+02:00 “Qeveria e LSDM-së sërish gënjeu. Datë për negociata me BE-në edhe gjatë këtij viti nuk do të ketë. LSDM-ja tani, edhe pas ndërrimit të emrit të shtetit nuk do të filloj bisedimet për shkak se nuk ka reforma”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. “Zaev duhet të di se në BE nuk shkohet me administratë të partizuar dhe nepotizëm të masave enorme. Në BE nuk shkohet me një sistem shëndetësor të shkatërruar dhe një arsimim që është në gjendje të mjerueshme. Në BE nuk shkohet me një borxh publik i cili për një vit u rrit për mbi gjysmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T09:52:23+02:00 Katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjashtë aksidente në 24 orët e fundit në territorin e Sektorit për punë të brendshme në Shkup. Prej atje informojnë se nga trafiku janë përjashtuar 16 shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit si dhe 16 automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 61 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa karrotreci ka larguar 59 automjete. Janë sanksionuar edhe 10 shoferë për përdorim të celularit, pesë për rreshtim jo të rregullt, tre për kalim të udhëkryqit në dritën e kuqe të semaforit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T18:54:53+02:00 Krerët shtetëror dhe liderët politik të mbledhur bashkë në vilën presidenciale pritën dorëzimin e raportit të progresit për vendin nga ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar. Ata u shprehën të kënaqur duke thënë se Komisioni Evropian i ka njohur përpjekjet e institucioneve vendore për të përmbushur kushtet për anëtarësim. Presidenti Stevo Pendarovski si nikoqir i takimit e deklaroi si arritje edhe faktin që për herë të parë raporti pritet në një vend nga të gjithë aktorët relevantë në shtet. [embedded content] Në vend se të jetë koleksionues i raporteve pozitive pres që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitojë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T18:29:47+02:00 Maqedonia e Veriut është shembull i mirë i ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përmbushjen e të gjitha kushteve të vendosura më herët vlerësoi Komisioni Evropian. Në raportin e progresit të publikuar nga eurokomesari Johanes Han, rekomandohet çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejtë që është e mundur. [embedded content] Të dyja vendet kanë përparuar në sferën e reformave të rekomanduara nga Këshilli Evropian në qershor të 2018. Në këtë drejtim, Komisioni i rekomandon Këshillit të hapë tani negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”-tha Johanes Hahn, eurokomisioner. Maqedonia e Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T18:13:15+02:00 Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fort hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare e 30 e saj. I pyetur nga Zëri i Amerikës, ai tha se shpreson që ratifikimet nga vendet anëtare të përfundojnë në vjeshtë të këtij viti. Zyrtari tha se SHBA janë gjithashtu mbështetëse e fuqishme e rrugës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai tha se ndihma e SHBA është e drejtuar në mbështetje të reformave të nevojshme për këto përpjekje dhe se zyrtarët amerikanë mbajnë kontakt të ngushtë me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T17:30:20+02:00 Pas pranimit të Raportit të progresit nga ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar,  krerët shtetërorë kanë dhënë prononcimet e tyre në lidhje me këtë raport. Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski  tha se Raporti pasqyron situatën reale në vend. Ai theksoi se pas këtij vlerësimi nga   ana e KE-së, pret që Këshilli ti valorizojë përpjekjet e vendit dhe në qershor të japë datë për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Pendarovski theksoi se çdo shtyrje e datës do të jetë demotivim për shoqërinë. “Më lejoni ta shpreh kënaqësinë time për përmbajtjen e raporit.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T16:44:25+02:00 Aleanca për Shqiptarët e mirëpret rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar megjithatë se kjo nuk përbën ndonjë përparim të madh që duhet të kremtohet nga koalicioni qeverisës LSDM-BDI. Sipas tyre,  pavarësisht nga toni i tij tepër pozitiv, raporti i progresit 2019 nuk arrin të dëshmojë ndonjë rezultat të prekshëm rreth kushteve të vendosura në konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. “Tani ekziston një rrezik real që mosveprimi i qeverisë do të sanksionohet nga udhëheqësit e BE-së, në një kontekst të rritjes së ndjenjave anti-zgjerim në vendet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T16:06:05+02:00 Me shtrëngime duarsh dhe fishekzjarrë u përurua hapja e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, e pagëzuar me emrin “Arbën Xhaferi”. Drejtuesit e Kosovës e cilësuan si projekt të rëndësishëm dhe urë lidhëse për ndërtimin e miqësisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj tha se kjo rrugë tani do të shfrytëzohet për të hapëruar drejt BE-së, për dallim nga para 20 vitesh, kur kosovarët këtë rrugë e shfrytëzuan për të lëshuar shtetin e tyre. [embedded content] Është privilegj i jashtëzakonshëm që të jemi bashkë në hapjen e e kësaj vepre madhore të popullit të Kosovës, e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-29T15:38:57+02:00 Regjistrimi i popullsisë do të bëhet derë më derë, përmes pajisjeve elektronike. Rreth 5 mijë regjistrues dhe qindra instruktorë në 45 rajone, nga 1-21 prill të vitit 2020 nuk do të përdorin më fletushka për të regjistruar banorët dhe amvisëritë. Nga Enti i Statistikave thonë se kjo metodë e kombinuar bëhet për numërim më efikas dhe vërtetim i atyre të dhënave nga terreni me data bazat që posedon shteti. Drejtori Simovski tha se edhe regjistrimi i diasporës do të evidentohet nga familjarët e tyre nëpër vendbanime ose ata personalisht mund të paraqiten në formë elektronike. Regjistrimi, për dallim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T14:48:56+02:00 Biznesmenët, qeveria dhe sektori i OJQ-ve u mblodhën në një vend për të debatuar korrupsionin në sektorin shtetëror por edhe në atë privat. Arsyeja, ndër të tjera, është se hulumtimet e fundit kanë treguar se shumë biznesmenë vendosin të mos investojnë dhe zhvillohen për shkak të frikës dhe mosbesimit se do ta zgjerojnë biznesin pa pengesa. Kështu që 66% e kompanive deklarojnë se korrupsioni është një problem. Ajo çfarë është edhe në nivel global, tendenca është që 1 në 5 kompani t’i kërkohet ryshfet. Ky është një presion i madh mbi komunitetin e biznesit. Natyrisht, të dhënat tregojnë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-29T14:40:34+02:00 Derisa Kosova përfundoi projektin e autostradës prej 65 km deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, autoritetet vendase shtyjnë edhe për disa muaj afatin e tenderimit të projektit prej 12,5 km të autostradës Shkup-Bllacë. Në vend se këtë pranverë, siç u paralajmërua, njoftimi i fundit është se dy kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë do të fillojnë të ndërtohen gjatë vjeshtës. [embedded content] Afatet janë më të mëdha në tenderët ndërkombëtarë në pjesën e autostradave, mendoj se janë mes 45 dhe 60 ditë, prandaj, deri në shtator, nëse të gjitha procedurat përfundojnë siç duhet të jetë në pjesën…

Lexo më Shumë