Alsat 2019-05-29T16:44:25+02:00
Aleanca për Shqiptarët e mirëpret rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar megjithatë se kjo nuk përbën ndonjë përparim të madh që duhet të kremtohet nga koalicioni qeverisës LSDM-BDI. Sipas tyre, pavarësisht nga toni i tij tepër pozitiv, raporti i progresit 2019 nuk arrin të dëshmojë ndonjë rezultat të prekshëm rreth kushteve të vendosura në konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018.
“Tani ekziston një rrezik real që mosveprimi i qeverisë do të sanksionohet nga udhëheqësit e BE-së, në një kontekst të rritjes së ndjenjave anti-zgjerim në vendet anëtare të BE-së që shpjegoi vendimin e KE-së për të shtyrë publikimin e paketës së zgjerimit deri pas zgjedhjeve evropiane. Dështimi i pushtetit LSDM-BDI për t’i hapur negociatat për anëtarësim këtë verë duhet të hapë rrugën për krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme, si parakusht për krijimin e një koalicioni vërtet reformist i cili ka fuqinë dhe vullnetin politik për të materializuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-së.
Loading…



