Author: almakos

Alsat 2019-05-30T19:16:03+02:00 Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti i ftuar në emisonin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit për “fshesën e Zaevit” dhe riforimin e Qeverisë tha se tashmë ka ardhur koha të kemi një Qeveri të re, një Qeveri “Zaev 2”, pasi ka mbaruar faza e politikave dhe agjendave ndërkombëtare dhe ka ardhur koha e agjendave të tjera si ajo ekonomisë dhe sferave sociale. Duhet një qeveri e re, duhet të jetë Qeveria Zaev 2, për shkak se në këtë periudhë fokusi ka qenë te politikat ndërkombëtare si ndërrimi i emrit, anëtarësimi në NATO, anëtarësimin në BE,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T16:48:17+02:00 Aleanca për Shqiptarët kërkon që rasti i Maxhar Telekom, ku akuzohen për korrupsion lideri I BDI Ali Ahmeti dhe funksionarë i lartë I BDI Musa Xhaferi të ndriçohet  plotësisht dhe të mos i ikë drejtësisë dhe forcës së Ligjit. “Vendimi i sotëm i Këshillit të Apelit, i cili hodhi poshtë padinë penale të dyshuarve Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ndaj ish drejtorit të Zbulimit dhe Kundër zbulimit Slobodan Bogoevkit për shpifje dhe fyerje, për rastin Magjar Telekom, i cili kishte dëshmuar në Gjyqin Amerikan, se Ahmeti dhe Xhaferi janë të përfshirë në korrupsion, është një dëshmi e re…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T15:56:09+02:00 Opozita e quan skandaloze emërtimin e dy këshilltarëve të rijnë të kryeministrit Zaev, njëri prej të cilëve është djali i ish-ambasadorit Nano Ruzhin. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski thotë se Zaev e ka punësuar Aleksandar Ruzhinit si këshilltar, me qëllim që babai i tij, Nano Ruzhin të flas fjalë të mira për punët e qeverisë aktuale nëpër debatet televizive. Mendoj se me para të shtetit, nëpërmjet ryshfetit ju e blini opinionin publik. Angazhoni njerëz të cilët janë këshilltarët tuaj, ndërsa secilën ditë të dytë ata ose prindërit e tyre paraqiten nëpër media si ekspertë dhe tregojnë se sa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T15:43:57+02:00 Aco Petrovski tanimë dhjetë vite të tëra vuan nga skleroza multiple, sëmundje kjo e cila shkakton ndezje dhe degjenerim të nervit. Ai thotë se përditshmëria e tij është shumë e rënduar. Thekson se është i dëshpëruar nga sjellja e njerëzve të cilët nuk kanë mirëkuptim për sëmundjen e rëndë e cila për shumicën e njerëzve është e panjohur. Ai tani është 53 vjeçar ndërsa pavarësisht sëmundjes, është pjesë e njërës nga ndërmarrjet publike të qytetit. Fillimisht e humba shikimin, ecja dhe baraspesha mu rëndua, dorëshkrimi, fotografi të dyfishta, tv kur shikoja më duhej koncentrim që të mund të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T15:41:04+02:00 Një ditë pas publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut, opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE mbetet e bindur se vendi mund të marrë datë për negociata as këtë vit. Partia e Hristijan Mickoskit thotë se kjo është pasojë e mungesës së reforma thelbësore. Rekomandimi i përsëritur i këtij viti vetëm tregon se vitin e kaluar Zaev dhe Dimitrov ashtu si edhe Qeveria gënjyen se ka datë për fillimin e negociatave për anëtarësim. Nuk ka, sepse nuk ka reforma. Nuk ka pasur reforma vitin e kaluar dhe nuk ka reforma as këtë vit. Siç qëndrojnë tani punët, nuk do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T15:30:44+02:00 Fustane, bluza, këmisha, pantallona e lodra. Këto ishin vetëm disa nga dhuratat që mbi 50 fëmijë me aftës të veçanta i ëndërrojnë për Festën e Bajramit. Dëshirat e tyre u varën në një pemë për disa ditë rresht në një nga marketet e qytetit ndërkohë që u plotësuan nga kalimtarët e rastit. Aksioni humanitar i quajtur “Lulja e Bajramit” u organizua nga Kryqi i Kuq  dhe shkolla e mesme e qytetit “Cvetan Dimov”, ndërsa u përfshinë fëmijët e Shoqatës për fëmijë më aftësi të kufizuar “Dua Ylberin”. [embedded content] Ideja ishte që të mblidhemi të gjithë, ta jemi…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-30T15:25:47+02:00 Heshtje në BDI lidhur me publikimin e përgjimeve të kreut të BDI-së Ali Ahmeti me bashkë partiakët Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin, Beqir Asanin etj. Integristët kanë marr vendim që për këtë çështje, të drejtën e prononcimit para opinionit ta kenë zëdhënësi Bujar Osmani dhe deputeti Artan Grubi. Që të dy sot ishin të pakapshëm për arsye të vizitave jashtë vendit. As kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk u paraqit në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend. Nga ana tjetër organet hetuese kanë zbuluar autorin i cili publikon në rrjetet sociale përgjimet e krerëve të BDI-së. Ministri i Brendshëm,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T15:18:49+02:00 Kryeministri Zoran Zaev ka caktuar emrat e ministrave dhe funksionarëve të rinj të cilët do të emërohen në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Ndonëse nuk jep emra konkret, Zaev thotë se është në kontakt të përditshëm me kuadrot e rinj. Bisedimet vazhdojnë. Në çdo kohë jam në kontakt me ta që ta kuptoj nëse duan ta pranojnë punën, a munden. Besoj se do të arrijë që nga gjysma e muajit qershor të kemi emra konkret”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër. https://youtu.be/h8ktFZEZrmo Nga BDI thonë se krerët e dy partive 90 për qind janë marrë vesh dhe se pritet zyrtarizmi i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T14:53:26+02:00 Ligji për Procedurë Penale dhe Ligji për Prokurorinë Publike përmes të të cilit duhet të rregullohet edhe statusi për Prokurorinë Speciale kanë ngecur për shkak të zbatimit të agjendave personale dhe partiake, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit që përfshin harkun kohorë mars-maj 2019.Natali Petrovska nga koalicioni ”Të gjithë për sundim të së drejtës”, thotë se draft version i ligjit për prokurorinë ka mangësi si: tek pjesa rreth mandatit të prokurorisë, tek përcaktimi i kompetencave të prokurorisë Speciale dhe asaj të rregullt, tek përfshirja e “bombave” si dëshmi materiale dhe pjesa ku përcaktohet ndryshimi i prokurorëve special.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-30T14:37:28+02:00 Prokuroria Speciale kërkoi paraburgim të ri për Nikolla Gruevskin për prishjen e objektit Kosmos të Fiat Canoskit. Kjo kërkesë e Prokurorisë Speciale vjen pasi Gjykata e Apelit më parë e shfuqizoi këtë masë. Prokurori Burim Rustemi, në seancën e sotme gjyqësore për rastin TNT, kërkoi shqiptim të ri të masës së paraburgimit, me shpjegimin se Gruevski tashmë një herë ka ikur, prandaj ekziston rreziku për ta bërë këtë përsëri. Avokati i Gruevskit, i përcaktuar me detyrë zyrtare, Mehmed Seferi, tha se ai mbetet në apelet e mëparshme. Ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili është një tjetër…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-30T14:26:21+02:00 Kryeministri i vendit, Zoran Zaev e ka komentuar shkarkimin e drejtorit ekonomik ditë më parë, në Klinikën e Gjinekologjisë, Valon Bela. Bela u shkarkua dy ditë më parë pasi që i njëjti nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Fejsbuk e ka akuzuar drejtoren e Gjinekologjisë, Viktorija Jovanovska, se është përgjegjëse për furnizime të paligjshme dhe se e njëjta favorizon kompani e cila kryen testet laboratorike. Ai gjithashtu e kërcënoi se do të njoftojë Prokurorinë Publike. Zaev sot theksoi se Bela “flet kot” Me Valon Belën , apo nuk e dijë saktësisht se si quhet drejtori ekonomik, problemet…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-30T14:01:29+02:00 Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë penale kundër një shtetasi të Bosnjës për kryerje të veprës penale, lëndime të rënda trupore si dhe rrëmbim, pasi i njëjti e ka mbyllur gruan e tij në një banesë në Shkup dhe më pastaj e ka rrahur me orë të tëra. “Ata kanë marrë një banesë me qera, rreth orës 23.00 më 23 maj 2019, i akuzuari e ka mbyllur të dëmtuarën, me çka e ka hedhur çelësin dhe i ka marrë celularin, për të mos mundër të kërkojë ndihmë. Më pastaj ka filluar ta godas dhe shtyjë. Përshkak…

Lexo më Shumë