Alsat 2019-05-30T15:18:49+02:00
Kryeministri Zoran Zaev ka caktuar emrat e ministrave dhe funksionarëve të rinj të cilët do të emërohen në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Ndonëse nuk jep emra konkret, Zaev thotë se është në kontakt të përditshëm me kuadrot e rinj.
Bisedimet vazhdojnë. Në çdo kohë jam në kontakt me ta që ta kuptoj nëse duan ta pranojnë punën, a munden. Besoj se do të arrijë që nga gjysma e muajit qershor të kemi emra konkret”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
https://youtu.be/h8ktFZEZrmo
Nga BDI thonë se krerët e dy partive 90 për qind janë marrë vesh dhe se pritet zyrtarizmi i formatit të ri të Qeverisë, e cili sipas nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhiti, do të quhet Qeveria “Zaev2” dhe do të koncentrohet në ekonomi dhe investime kapitale.
Mendoj se rreth 90 për qind e çështjeve janë mbyllur. Presim që ditëve në vijim të përfundoj marrëveshja dhe të del në opinion formati i ri i Qeverisë. Nëse me pyesni për emra, nuk i di”-theksoi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Procedura e ndryshimeve është duke vazhduar edhe brenda LSDM-së. Sekretari i përgjithshëm socialdemokrat, Lupço Nikollovski theksoi se organet partiake, degët dhe nëndegët janë duke punuar për delegimin e njerëzve në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa më pas do propozohen edhe nënkryetarët nga kreu i partisë. Sipas Nikollovskit procesi është duke vijuar dhe se shumë shpejtë mund të bëhen të ditur emrat e rinj të kryesisë partiake. Formati i ri qeveritar mund të vendoset në të njëjtën seancë plenare me mandatin e deputeti Nikolla Gruevski.
Adrian Kerimi
Loading…



