Alsat 2019-05-30T16:48:17+02:00
Aleanca për Shqiptarët kërkon që rasti i Maxhar Telekom, ku akuzohen për korrupsion lideri I BDI Ali Ahmeti dhe funksionarë i lartë I BDI Musa Xhaferi të ndriçohet plotësisht dhe të mos i ikë drejtësisë dhe forcës së Ligjit. “Vendimi i sotëm i Këshillit të Apelit, i cili hodhi poshtë padinë penale të dyshuarve Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ndaj ish drejtorit të Zbulimit dhe Kundër zbulimit Slobodan Bogoevkit për shpifje dhe fyerje, për rastin Magjar Telekom, i cili kishte dëshmuar në Gjyqin Amerikan, se Ahmeti dhe Xhaferi janë të përfshirë në korrupsion, është një dëshmi e re se Bogoevski nuk paska shpifur dhe akuzat ndaj Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit janë të vërteta? Ky skandal i pazbardhur, paraqet dyshime për nivel më të lartë të korrupsionit, andaj si i tillë duhet të zbardhet sa më parë më një epilog të drejt dhe të pavarur gjyqësor, aq më tepër kur është pjesë edhe e pjesë e hetimit të Gjykatës së Nju Jorkut, të SHBA-ve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
Loading…



