Alsat 2019-05-28T22:54:52+02:00
Gazetarja Majlinda Zeqiri nga Britania e Madhe në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se Britania a Madhe do të ketë një rol të madh për futjen e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
Ish-kryeministri britanik Toni Bler ka qenë një nga ata më të flaktit për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe futjen e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë në maj të vitit 2018 kur filluan të bëheshin negociatat se cilat do të jenë kushtet, karakteristikat e Brexit, midis tyre është diskutuar edhe për Ballkanin Perndimor, dhe një nga letrat që është pjesë e këtyre diskutimeve thuhet se Britani përsëri do të ketë rol në Ballkanin Perëndimor edhe nëse ato nuk do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian
Loading…



