Alsat 2019-05-28T12:15:41+02:00 Një zjarr ka shpërthyer këtë mëngjes në një banesë prapa Sallës Universale, në rrugën “Hristo Smirnenski”. Sipas Ministrisë së Brendshme, banesa e djegur ndodhet në kulmin e ndërtesës kurse zjarri ka shpërthyer nga kuzhina e banesës. Zjarrfikësit kanë bërë ndërhyrjet e duhura në kohë dhe kanë parandaluar që zjarri të zgjerohej në banesa e tjera. Departamenti i zjarrfikësve në Shkupit thotë se shkaktari i zjarrit mund të jetë instalimi elektrik. Nga atje shtojnë se banorët janë evakuuar dhe se nuk ka të lënduar. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-05-28T11:33:34+02:00 Korsia e majtë në autostradën A1, në pjesën Shkup – Veles, mes pikë-pagesës Sopot dhe “Bashino sello” sot prej orës 10 e deri më 13 do të mbyllet për qarkullim. Siç informoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndërprerja është për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në këtë aks. Në aksin rrugor është vendosur sinjalizim përkatës për punë në rrugë. Prej nesër në shtatë ditët e ardhme pune do të realizohet aktivitete ndërtimore-asfaltimi në Aksin rrugor rajonal Р2137, në pjesën midis qumështores Dubrovë. fshati Vojshanc. Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në tërësi do të jetë në ndërprerje qarkullimi prej…
Alsat 2019-05-28T11:17:23+02:00 Një person nga Kumanovë dhe një nga Manastiri, për cilët ishte lëshuar urdhër arresti, janë arrestuar dje në aeroportin e Shkupit. Sipas policisë, dje rreth orës 15:30 gjatë kontrollit në “Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit”, është konstatuar se M.M. (30) nga Kumanova është në listën e të kërkuarve me masën “arresto”. Gjatë kontrollit gjithashtu është konstatuar se edhe personi M.D. (24) nga Manastiri është në listën me masën “arresto”. Dy të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor të Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme. Loading…
Alsat 2019-05-28T10:24:56+02:00 Prokuroria Themelore Publike (PTHP) e Kavadarit ka propozuar ngritjen e akuzës kundër inspektores tatimore në Kavadar për vepër penale -marrje të ryshfetit, ka bërë të ditur Prokuroria. E akuzuara ngarkohet që si person zyrtar- inspektor tatimor në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) pranë Ministrisë së Financave- sektori tatimor në Kavadar ka kërkuar mjete në para nga kontabilistë të personit juridik nga Negotina. E akuzuara e cila ka kryer kontroll tek personi juridik ka kërkuar t’i jepen 1 mijë euro që të mos bëjë procesverbal nga kontrolli i kryer ku do të konstatojë parregullsi në punën e personit…
Alsat 2019-05-28T10:18:03+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 11 aksidente në të cilat një person ka marrë lëndime të rënda, ndërsa shtatë të tjerë lëndime më të lehta. Policia ka përjashtuar nga trafiku 15 automjete të paregjistruara, ndërsa janë shqiptuar masa për parkim të parregullt për 75 automjete, derisa automjeti special “karrotreci” ka larguar 62 automjete. Janë gjobitur edhe katër shoferë të cikët nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 23 kanë folur në celular gjatë ngasjes së automjetit, ndërsa nëntë për mos-mbajtjen e rripit të sigurimit. Loading…
Alsat 2019-05-28T10:01:25+02:00 Prej sot derivatet e naftës do të shiten me çmim më të ulët. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) nga sot benzina do të shitet për 1 denar më lirë derisa dizeli për 2 denarë. Kështu që nga sot SUPER 95 do të shitet për 71,00 denarë për litër; SUPER 98 për 73,00 denarë për litër, derisa dizeli ulet për 2 denarë dhe do kushtoj 64 denarë. Çmimet e reja të derivateve Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka përcaktuar në bazë të metodologjisë së re. Loading…
LSDM-ja këtë fundjavë në seancën e Këshillit Qendror të partisë e shkarkoi pothuajse tërë udhëheqësinë partiake. Nga funksioni janë shkarkuar tërë këshilli ekzekutiv i LSDM-së, të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, organizativ dhe ndërkombëtar, si dhe koordinuesja e Forumit të gruas. Kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev pas seancës paralajmëroi se do të vijojë ndryshimin i shumë ministrave në Qeveri, si dhe zëvendësve dhe funksionarëve të tjerë. Me këtë rast tha se nuk sheh asnjë arsye të ofrojë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit. “Do të ketë ndryshime të pozicioneve të ministrave, zëvendësve dhe funksionarëve tjerë në…
Alsat-M 2019-05-28T08:10:54+02:00 Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në kuadër të programit Civika mobilita sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë Forumin kombëtar “Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatave civile”. Në forum është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i ambasadores së Zvicrës Sibil Suter Taheda, si dhe të deputetëve nga Kuvendi. Diskutimi i forumit do të fokusohet në bashkëpunimin e deritanishëm midis Parlamentit dhe organizatave civile përmes prizmit të përvojave të deputetëve, si dhe nga aspekti i organizatave civile të cilët kanë një bashkëpunim të tillë. Loading…
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe. Sipas burimeve të KosovaPress, janë arrestuar të paktën pesë persona me dyshimin për krim të organizuar. Operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës. Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë të tubuar. Alarmi po dëgjohej edhe një orë më pas.
Alsat 2019-05-27T21:16:56+02:00 Kuvendi me shumicë të dy të tretave sot e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimi e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve në administratën shtetërore. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është tejkalimi i mosrespektimit konstant dhe mangësitë në etikën profesionale parimet themelore të menaxhimit të rrezikshëm që u konfirmuan në rekomandimet e përmbajtura në raportet e Komisionit Evropian për vendin, rekomandimet e grupit të ekspertëve të larë të kryesuar nga Rajnhard Pribe përmes vendosjes së modelit për reforma të sigurisë të sistemit sekret në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin Drejtoria e Sigurisë dhe kundërzbulimit nuk…
Alsat 2019-05-27T18:58:34+02:00 Euroambasadori në vend, Samuel Zhbogar, tha se është optimist se përkundër pranisë së rritur të partive euroskeptike në përbërjen e re të Parlamentit Evropiane, kjo nuk do të reflektojë negativisht në politikën e zgjerimit. U mbetet shteteve anëtare të vendosin nëse vendi do të fillojë bisedime për anëtarësim, shprehet ai, duke shtuar se Europarlamenti nuk ka rol vendimtar në këtë proces. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-05-27T18:54:06+02:00 Pas publikimit të çmimeve të derivateve nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, reaguan nga kompania Makpetroll. Shprehen se nuk pajtohen me përllogaritjet e rregullatorit, i cili theksoi se nëse do të mbetej tregu i liberalizuar, çmimi i benzinës nuk do të ndryshohej, ndërsa dizeli do të ulej për një denar. Përllogaritjet e Makpetrolit kanë treguar se nëse ata do t’i bënin përllogaritjet edhe këtë javë, çmimet e tyre do të ishin për gjysmë denar më të ulëta sesa ato që i publikoi KRRE-ja. Nga Makpetroli pyesin publikisht pse shteti nuk dëshiron të heq dorë nga përfshirjet plotësuese të akcizës,…

