Policia njofton se në aksidentin që ka ndodhur më 25 maj në Prizren pas hetimeve të bëra është identifikuar i dyshuari i cili me veturën e tij BMW X5 me targa vendore kishte qenë pjesëmarrës në aksident komunikacioni me lëndime të lehta trupore dhe pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Author: almakos
Alsat 2019-05-27T12:37:19+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar tre ligjit e reformës në mbrojtjen sociale, ligji për siguri sociale për personat e moshuar, ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje të fëmijëve. Implementimi i këtyre tre ligjeve siç thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit është me interes esencial për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçmas për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, ndërsa në funksion të sigurimit të drejtësisë dhe sigurisë sociale. Me ligjin për mbrojtje sociale përmirësohen shërbimet sociale që dorëzohen deri te shfrytëzuesit e fundit dhe efektivitetit në kompensimin në para në drejtim të sigurimit…
Alsat 2019-05-27T12:19:42+02:00 Maqedonia e Veriut pret të marrë dritë jeshile nga BE-ja dhe sivjet t’i fillojë negociatat për anëtarësim, thotë shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në një intervistë për “Fajneshëll Tajms”. Ai mendon se Brukseli duhet ta njohë tregimin e suksesshëm dhe të mos i hedhë poshtë aspiratat e Shkupit për eurointegrim, sepse në të kundërtën do të rrezikonte ta humbasë ndikimin e Ballkanit dhe do t’i përforconte rivalët në rajon. “Kur ekziston një shembull i mirë (për inkuadrim në negociata), ai duhet të njihet dhe të shpërblehet. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë fuqia e BE-së bëhet e dobët”, thotë…
Alsat 2019-05-27T12:13:17+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot në Vilën Vodno do ta pranojë ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.Shefi i shtetit javën e kaluar paralajmëroi se do të kërkojë nga MPJ dhe Qeveria analizë për performansat e politikës së jashtme dhe punën e përfaqësive diplomatike- konsullore. Pendarovski do ta zhbllokojë edhe procedurën për pëlqimet e ambasadorëve që ishte bllokuar nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov me qëllim plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadave. Takimi ndodhë para publikimit të Raportit të KE-së për progresin e shtetit dhe samiteve kyçe të BE-së ku pritet vendi…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 02:30 kanë pranuar informacione se po ndodhë një vjedhje në një lokal, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, dhe me të dalë në vendin e ngjarjes dhe në flagrancë ka hasur dy persona të dyshuar, të cilët ishin futur në lokal dhe po kryenin një vjedhje. Siç njofton Policia e Kosovës, personat e dyshuar në përpjekje për t’ju shmangur arrestit, kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policorë me mjete të rrezikshme (sëpatë dhe çekan) dhe njëri nga zyrtarët policorë është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare, me qëllim të neutralizimit…
Një femër në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht i dyshuarit mashkull K/Shqiptar, e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor në banesën e tyre ka gjetur dhe ka konfiskuar një qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 14.8 gramë. Të dyshuarit janë arrestuar, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ është dërguar në mbajtje kurse e dyshuara femër për sasinë e substancave narkotike është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Alsat 2019-05-27T10:47:49+02:00 Fiat & Chrysler pas shumë zërash në tregjet botërore, sot në mëngjes ka dërguar ftesën zyrtare për t’u bashuar me grupin francez të prodhimit të veturave Renault. Plani më pas është për një tjetër bashkim i këtij grupi të ri me gjigantet aziatik Nissanin dhe Mitsubishin. Ranaulti nga ana tjetër ka pranuar se tashmë propozimi i Fiat-it është në tavolinë dhe fjalën përfundimtare e ka bordi drejtues i kësaj kompanie. Prodhimi i bashkimit të këtyre dy grupeve vlen 8,7 milionë vetura në vit, duke u shndërruar në grupin e tretë më të madh në botë të prodhimit të…
Alsat 2019-05-27T10:27:20+02:00 Për shkaqe shëndetësorë të njërit nga të akuzuarit në rastin “Titanik”, anulohet seanca e sotme për të vazhduar të premten, më 31 Maj. I pandehuri Leko Ristoski, mungoi në sallën e gjykatës, për shkak se siç tha avokati ti tij, ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik pesë ditë më parë dhe aktualisht gjendet për kurim në spital.. Loading…
Alsat 2019-05-27T10:24:08+02:00 Partia e ekstremit të djathtë “Lega” e kryesuar në zëvendëskryeministri Salvini në Itali ka fituar bindshëm në këto zgjedhje evropiane, duke marrë 34,3 për qind dhe ka dyfishuar në këtë mënyrë edhe vendet në Parlamentin Evropian. Më pas vjen partia e qendrës së majtë, Partia Demokratike dhe ndjekin më pas aleatët e Salvinit në qeveri, Lëvizja 5 Yjet të cilët kanë humbur konsiderueshëm duke marrë parasysh zgjedhjet e kaluar politike. Loading…
Alsat 2019-05-27T10:09:07+02:00 Tërmet me intensitet prej 2,3 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është ndjerë sot në mëngjes në orën 03:51 minutë në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Epiqendra e tërmetit, me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane, është regjistruar në 13 kilometra në veriperëndim të Pehçevës. Loading…
Alsat 2019-05-27T10:03:47+02:00 Kryeministri dhe kreu i partisë SYRIZA Aleksis Cipras tha se pas raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës për pushtetin lokal, ai do të takohet me presidentin, Prokopios Pavlopulos për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të përgjithshme, ndoshta më 30 qershor. ”Qeveria ka kaluar vështirësi të pashembullta gjatë katër viteve të kaluara”, tha Cipras dje në mbrëmje duke bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme pas rezultateve zhgënjyese të zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe atyre lokale. Cipras tha se e nxori vendin nga programet fiskale dhe se “më në fund arritëm të ngrihemi në këmbë”. “Ne…
Alsat 2019-05-27T09:56:06+02:00 Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare. Ajo është zgjedhur nga vendi anëtar i Evropës, Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e djeshme. Edhe deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për fitore. Ndërkohë që më parë kishte treguar se është bërë pjesë e fushatës së Kokalarit. Fitoren eurodeputetes së parë shqiptare ja ka uruar edhe kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha. Loading…

