Sulmon një femër, iu gjendet drogë në banesë

Sulmon një femër, iu gjendet drogë në banesë

Një femër në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht i dyshuarit mashkull K/Shqiptar, e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor në banesën e tyre ka gjetur dhe ka konfiskuar një qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 14.8 gramë.

Të dyshuarit janë arrestuar, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ është dërguar në mbajtje kurse e dyshuara femër për sasinë e substancave narkotike është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

TAGS