Alsat 2019-05-26T15:18:11+02:00 Ashensorët në sheshin Skënderbeu në Shkup vazhdojnë të mbeten dekor jo i bukur i tij për shkak se asnjëherë nuk u vënë në funksion për qytetarët. Nga pamjet shihen dyer të vjedhura të ashensorëve, thyerje dhe shkarravitje në gjitha anët e tij. Ata që zbrisnin shkallëve, e posaçërisht të moshuarit shprehnin kritika për mosfunksionim të ashensorëve. Këto vërejtje kishin edhe turistët. [embedded content] “Ishte vështirë të zbres, kisha dhimbje në gju. Patjetër që duhet të punojnë ashensorët, këtu vijnë edhe turistë, unë erdha nga Lubjana, kisha kënaqësinë ta vizitoj Shkupin” “Kishte ashensor po nuk funksionojnë, nuk e di…
Author: almakos
Alsat 2019-05-26T15:07:24+02:00 Në kushte tejet të vështira, pa punë, pa infrastrukturë dhe në papastërti të madhe. Kështu jetojnë rreth 30 familje rome në Tetovë. Që fatkeqësia e tyre të jetë edhe më e madhe, ata nuk shfrytëzojnë as ndihmën sociale si pasojë e mungesës së dokumenteve të identifikimit. Ata akuzojnë shtetin që i ka lënë në harresë dhe nuk iu siguron as kushtet bazë për jetesë. [embedded content] “S’ka asnjëri dokumente këtu. Si e para skam unë dokumente. Unë s’marr as ndihmë sociale asgjë hiç! Kërkojmë punë, por s’kemi dokumente, dhe s’ka punë. Unë dua të kem dokumente por s’na…
Alsat 2019-05-26T14:35:10+02:00 Për dallim nga tabela që pret vizitorët nga Kosova në hyrje të Shkupit dhe e cila është në tre gjuhë, vizitorët nga Kumanova i pret kjo tabelë e njëjtë, por me një ndryshim shumë të rëndësishëm. Kjo tabelë është vetëm në dy gjuhë, mirëseardhja urohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe. Alsat iu drejtuar Qytetit të Shkupit për të marrë përgjigje se përse në dy tabela digjitale të njëjta, të vendosura për të njëjtë qëllim, mirëseardhja në njërën prej tyre nuk urohet edhe në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase dhe…
Alsat 2019-05-26T14:23:16+02:00 Kryeministri Zoran Zaev mbledh sot anëtarët e këshillit qendror për të diskutuar riformatimin e qeverisë, por edhe ndryshimet që pritet të ndodhen në vetë partinë e tij. Në ora 18:00 është paraparë të fillojë mbledhja në selinë e LSDM-së, ndërsa përveç ndryshimeve të kuadrove do të bisedohet edhe për situatën aktuale politike në vend si dhe për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, thonë nga LSDM-ja për Alsat. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska tha se ndryshimet, që sipas saj janë e drejtë ekskluzive e kryeministrit, janë të mirëseardhura dhe të njëjtat do të bazohen në punën e…
Të shtunën rreth orës 11:15 në Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra me targa të Bullgarisë dhe tjetra me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi mashkull dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të Bullgarisë. Sipas raportit të Policisë, lëndime trupore kanë marrë edhe vozitësi i veturës tjetër me një pasagjer tjetër, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lënda e rastit i referohet gjykatës kompetente. /Telegrafi/
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari është intervistuar. Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit lënda shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Alsat 2019-05-26T11:09:03+02:00 Policia kufitare e Qafë – Thanës ka vënë në pranga një shtetas maqedonas me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë. Policia bën me dije se arrestuari është shtetasi R.H, 52 vjeç, banues në Shkup. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”. “Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal…
Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 10:00, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Alsat 2019-05-26T10:26:45+02:00 Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian, mund të votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 ulësesh. Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet. Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin…
Alsat 2019-05-26T10:11:50+02:00 Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj Euro-Atlantike nëpërmjet ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO, porositi kreut i shtetit Stevo Pendarovski, në fjalimin që mbajti dje për darkën e iftarit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Shkup, organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë. Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, në praninë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, Pendarovski theksoi se që nga fillimi i pavarësisë sonë, Republika e Turqisë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugët e saj evropiane…

