Alsat 2019-05-26T15:18:11+02:00
Ashensorët në sheshin Skënderbeu në Shkup vazhdojnë të mbeten dekor jo i bukur i tij për shkak se asnjëherë nuk u vënë në funksion për qytetarët. Nga pamjet shihen dyer të vjedhura të ashensorëve, thyerje dhe shkarravitje në gjitha anët e tij. Ata që zbrisnin shkallëve, e posaçërisht të moshuarit shprehnin kritika për mosfunksionim të ashensorëve. Këto vërejtje kishin edhe turistët.
“Ishte vështirë të zbres, kisha dhimbje në gju. Patjetër që duhet të punojnë ashensorët, këtu vijnë edhe turistë, unë erdha nga Lubjana, kisha kënaqësinë ta vizitoj Shkupin”
“Kishte ashensor po nuk funksionojnë, nuk e di pse. Për të moshuarit duhet patjetër, numër i madh i shkallëve janë për ne, kemi dhimbje nëpër eshtra, në gju. Unë thuajse për çdo ditë jam këtu, nuk e mirëmbajnë sa duhet”
“Dikush do ti kishte përdor, mua më mirë më vjen të ngjitem me shkallë. Për të moshuarit, për fëmijët, për çdo kënd është e nevojshme”.
Kalimtarët e rastit drejtuan kritika edhe për mirmbajtjen e sheshit në fjalë. Thonë se dikur ishte më pak e rregulluar por ishte më pastër.
“Nuk mirëmbahet asgjë, shikoni, pllakat janë thyer. Kam punuar 20 vjet në Çarshi, ishte beton I thjeshtë dhe mirëmbahej më shumë se tani vazhdimisht pastrohej”
“Mendoj se nuk mirmbahet aspak, shikoni edhe vet”.
Sheshi Skënderbeu u lëshua në përdorim në shtator të vitit 2017 edhe pse ndërtimi i tij nuk kishte përfunduar plotësisht. Që nga prezantimi i versionit të parë, projekti për këtë shesh pësoi disa ndryshime, si në aspektin financiar po edhe në strukturën e saj. Në vitin 2014, qeveria e atëhershme kishte ndarë rreth 11 milionë euro për ndërtimin e tij.
Melihate Rustemi
Loading…



