Author: almakos

Alsat 2019-05-26T09:59:36+02:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare me erë të lehtë deri në mesatare jugore. Vranësirat pasdite do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë, ndërsa ajo ditore prej 18 deri në 29 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 28 gradë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T21:38:16+02:00 Është mbyllur në mënyrë paqësore protesta e radhës së opozitës në Shqipëri. Në mbyllje të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgoi një mesazh edhe për aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka. “Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antievropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës. Sot japim këtë mesazh të qartë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T16:02:06+02:00 Shoqata “No Pasaran” akuzon BEG-un për kërkimin e të dhënave personale, apo numrin personal të qytetarëve, të cilën ngrenë parashtresa që mos marrin llogari paushalle për ngrohje qendrore, sepse me vite nuk e përdorin këtë shërbim. Përveç kësaj, në kërkesën që duhej ta nënshkruajnë, ishte shkruar me shkronja të vogla se qytetarët bien dakord që BEG ti përpunojë të dhënat e tyre personale. Të revoltuar nga ky qëndrim, qytetarët tashmë kanë kërkuar ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. [embedded content]  Drejtoria e të Dhënave Personale njoftoi BEG-un se duhet ta heqin atë, por deri më…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T15:57:14+02:00 Kompania serbo-ruse “NEFA mebel” ka mbyllur brenda natës dyqanet zinxhir në të gjithë Maqedoninë dhe Serbinë, dhe qindra konsumatorë që kanë paguar porositë e mobilieve kanë mbetur të mashtruar. Në Maqedoni ka dhjetëra dyqane “NEFA mebel”. Ekipi i Alsatit vizitoi dyqanet në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Të tre dyqanet janë të mbyllura. Vetëm në Gostivar, bazuar nga reagimet në rrejtët sociale, dhjetëra klientë janë mashtruan. [embedded content] Gostivarasit nuk kanë raportuar ende ndonjë rast në polici. Në SPB të Tetovës, dy ditë më parë një qytetare e mashtruar raportoi se edhe pse kishte…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T15:50:22+02:00 Kompanitë në vend po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e stafit arsimor profesional. Ohri dhe Struga jo vetëm që kanë problem të kenë njerëz të kualifikuar në sektorin e hotelerisë, por edhe kompanitë prodhuese në rajonin e Ohrit-Strugës kanë të njëjtin problem. Prandaj, disa nga shkollat e mesme profesionale kanë filluar të aplikojnë të ashtuquajturin arsim i dyfishtë. Kjo iu ofron nxënësve të ardhshëm mundësi për më shumë mësim praktik dhe kompanive private, staf të trajnuar mirë, i cili pas përfundimit të arsimit të tyre mund të punësohen te ata. [embedded content] Ky është qëllimi i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T15:40:05+02:00 Komuniteti i biznesit kërkon ndryshime në ligjin për veprimtari turistike. Në prag të sezonit të verës, u paraqitën raste të reja të turistëve të mashtruar nga agjencitë turistike. Nga Oda ekonomike konsiderojnë se licencat e punës të agjencive turistike duhet të rinovohen çdo tre vjet, dhe jo të vlejnë për një periudhë të pacaktuar kohore. Përveç qasjes më të madhe të autoriteteve, duhet të forcohen edhe kontrollet e inspektimit. Në këtë mënyrë edhe qytetarët do të kenë gjithashtu siguri më të madhe, se shërbimet për të cilat kanë paguar në agjenci do ti marrin në tërësi.] [embedded content]…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T15:32:41+02:00 Bllokimi i kanalizimeve në ndërtesa dhe shtëpi shpesh herë ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në këto të fundit. Gjatë ndërhyrjes së ekipeve për pastrim nga “Ujësjellësi dhe kanalizime” janë hequr gjësende të ndryshme, që paraprakisht janë hedhur në guacën e banjës. Qytetarët thonë se ka banorë të pandërgjegjshëm që kanalizimin e shfrytëzojnë si kosh mbeturinash. Madje shumë prej tyre janë detyruar ta ndërrojnë banesën për shkak të përmbytjeve të shpeshta nga kanalizimi. [embedded content] “Te unë ka ndodhur dy-tre herë. Dikush ka rikonstruar banjën dhe mbetjet i ka hedhur në guacë, çfarë të them tjetër”.  …

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T15:10:44+02:00 Koincidencë apo jo, në vitin 2016, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve në Hasanbeg, u paraqitën një seri tërmetesh në Maqedoni. Por sa mund që lëkundjet e tashme të tokës të jenë nxitur nga reshjet jo të pakta të shiut ditëve të fundit?! Nga Instituti Sizmologjik në Shkup thonë se pavarësisht tentimeve të shkencëtarëve për të ndërlidhur shirat dhe vërshimet me tërmetet, një gjë e tillë ende nuk është vërtetuar. Sipas tyre, shkenca ende nuk ka arritur që saktë të parashikojë paraqitjen e tërmeteve. [embedded content]  Vazhdimisht bëhen hulumtime që të shihet lidhshmëria apo nëse ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T13:02:57+02:00 Senati pritet ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO në muajin qershor, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhejms Rish, kryesues me Komisionin e Senatit për punë të jashtme. “Për rreth dy javë, Komisioni do të dëgjojë për Protokollin. Më pas, ai do të duhet të shkojë në votim para tërë Senatit. Është shumë e sigurt se kjo do të ndodh në qershor. Jemi optimistë të kujdesshëm se këtë do ta bëjmë atëherë”, ka thënë Rish. Senatori pret mbështetje të madhe për ratifikimin e Protokollit ose, siç thekson, 98 nga 100 senatorë…

Lexo më Shumë

Një person ësht sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë,  të cilët i kanë shkaktuar frakturë në gisht dhe e kanë kanosur me armë. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Skenderaj. Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi përmes mesazheve telefonike ka kanosur bashkëshorten e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:23, në Dragash. Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-25T11:55:47+02:00 Filmi “Na ishte një herë në Hollywood” është një letër e hapur dashurie që i drejtohet industrisë së kinemasë dhe gjithë aktorëve të rendit të dytë që e kanë bërë këtë industri të madhe, deklaroi Leonardo DiCaprio, protagonist me Brad Pitt të filmit të regjisorit Quentin Tarantino në garë për Palmën e artë në Festivalin e Kanës. “Na ishte një herë në Hollywood, është një letër dashurie drejtuar kinemasë, industrisë së kinemasë dhe atyre aktorëve të rendit të dytë në kinema dhe të televizionit të harruar, por që e kanë bërë këtë industri të madhe”, theksoi DiCaprio në…

Lexo më Shumë