Alsat 2019-05-25T15:40:05+02:00
Komuniteti i biznesit kërkon ndryshime në ligjin për veprimtari turistike. Në prag të sezonit të verës, u paraqitën raste të reja të turistëve të mashtruar nga agjencitë turistike. Nga Oda ekonomike konsiderojnë se licencat e punës të agjencive turistike duhet të rinovohen çdo tre vjet, dhe jo të vlejnë për një periudhë të pacaktuar kohore. Përveç qasjes më të madhe të autoriteteve, duhet të forcohen edhe kontrollet e inspektimit. Në këtë mënyrë edhe qytetarët do të kenë gjithashtu siguri më të madhe, se shërbimet për të cilat kanë paguar në agjenci do ti marrin në tërësi.]
Ne kërkojmë të aplikohet sigurimi i aranzhimeve. Është një kategori që në Maqedoni nuk ekziston. Ne kemi sigurim të agjencive turistike, si një model ose në Ligj është dhënë si opsion, nëse doni të siguroni agjencitë turistike në një kompani sigurimi ose të jepni një garanci bankare. Në përgjithësi, agjencitë turistike tregonin interes për sigurim të aranzhimit. Por sigurimi i aranzhimit është diçka që u jep garanci turistëve- deklaroi Daniela Mihajlovska- Oda Ekonomike.
Nga Ministria e Ekonomisë, thonë se punohet në një ligj të ri, i cili gjithashtu do të parashikojë rregulla të reja në funksionimin e këtij biznesi. Tashmë janë formuar grupet punuese nga të gjitha palët e prekura, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi se do të organizojë debate publike për ti eliminuar të gjitha dobësitë e zgjidhjes ekzistuese ligjore.
Çdo vit historia përsëritet, se si një agjenci turistike ka lënë rrugëve një grup qytetarësh ose një familje të tërë, pavarësisht nëse ka fëmijë të vegjël ose të moshuar. Në disa raste, bëhet fjalë edhe për agjenci, që e përsërisin veprën dhe ende punojnë, edhe pse sipas rregullave ato duhet të mbeten pa lejen e duhur të punës dhe të përgjigjen para ligjit.
Ile Petreski
Loading…



