Policia raporton se dje në fshatin Begracë të Kaçanikut janë gjetur 25 granata dore, 11 mina anti-këmbësorike, 3 detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës. Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese. Ndërsa sot pas vazhdimit të gërmimit në të njëjtin vend, njësitet e Policisë dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me fishekë të kalibrit 14,7 mm, gjithsej 20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së. Në konsultim me Prokurorin e…
Author: almakos
Alsat 2019-05-24T15:37:34+02:00 Komuna Gjorçe Petrov mori një opinion të pafavorshëm nga Revizorët shtetërorë mbi realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave/raporteve financiare për vitin 2017. Revizioni zbuloi se dy vjet më parë pushteti lokal i ka paguar 294 mijë denarë anëtarët e këshillit edhe pse nuk janë paraqitur në seanca. Në kundërshtim me Ligjin për Pagat dhe Kompensimet, këshilltarët, edhe pse nuk kanë ardhur, megjithatë kanë marrë para nga arka e komunës. Enti Shtetëror i Revizionit “Pagesa bëhet në bazë të listave mujore të pagesave të hartuara nga Kryetari i Këshillit, për të gjithë këshilltarët pa marrë parasysh listat evidentuese për pjesëmarrjen…
Alsat 2019-05-24T15:32:40+02:00 Poligrafi, apo detektori i gënjeshtrave nëpër të cilin do të duhet të kalojnë punonjësit që do transferohen nga DSK në Agjencinë për Siguri Kombëtare, për ekspertët e sigurisë nuk është masë e mjaftueshme për të luftuar të komprometuarit dhe departizimin e këtij organi. Eksperti i sigurisë Ljubomir Gjurçevski druan se pavarësisht reformave, ASK-ja përsëri nuk do të funksionojë në mënyrë profesionale nëse nuk filtrohen siç duhet efektivët e rinj. Gjurçevskit vlerëson se që të bëhet përzgjedhja e duhur e punonjësve të ASK-së, të gjithë kandidatëve duhet tu shqyrtohen lëndët, punët, informatat e siguruara dhe rezultatet nga e kaluara.…
Policia e Kantonit të Aargaut, ka njoftuar pasditen e të premtes se ka gjetur trupin e pajetë të vogëlushit të shpallur të humbur, Zenel M. Ai është nxjerrë në Wilnahern nga lumi Aare. Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-Wildegg AG. Të enjten mbrëma u zhduk një djalosh 4-vjeçar, me emrin Zenel M. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të së enjtes dhe të premten. Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Wildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte…
Alsat-M 2019-05-24T14:47:18+02:00 Pas dorëheqjes së paralajmëruar të deputetit Pavle Bogoevski, mbetet dilema se cili do të ikë i pari zyrtarisht nga Kuvendi, Nikolla Gruesvki të cilit duhet t’i merret mandati apo Bogoevski. Ekspertja e hulumtimeve socio-politike Mirjana Najçevska është skeptike se cili do të ikën i pari nga ulësja e deputetit. Sipas saj, edhe me votën e Bogoevskit është e vështirë, por jo e pamundur të arrihen 2/3 e votave për heqjen e mandatit të Gruevskit. Ajo thotë se modelin e dorëheqjes së Bogoevskit për arsye morale duhet ta ndjekin të gjithë funksionarët nga pushteti dhe opozita, të cilët bëjnë…
Alsat-M 2019-05-24T13:47:05+02:00 “Në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve është vendosur tabela, e cila tregon se ky objekt i takon Brigadës së Zjarrfikësve, por e njëjta shkruan vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa në hyrje të objektit ekziston tabela e cila shkruan edhe në gjuhën shqipe, por e njëjta ka gabime të shumta drejtshkrimore dhe sintaksore. Pavarësisht se është formuar Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gabimet po vazhdojnë të ndodhin dhe tabelat nuk po vendosen edhe në gjuhën shqipe.” [embedded content] Ndërkohë që gabimet drejtshkrimore vazhdojnë të mos përmirësohen, ndërsa tabelat vendosen…
Nga dita e enjte në Wildegg është zhdukur një djalë me emrin Zenel (4). Djali mban një bluzë të zezë dhe pantallona Zeneli po luante të enjten pasdite me nënën dhe fëmijët e tij të tjerë në një shesh lojërash në Wildegg. Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit, njofton Policia e Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Pas një kërkimi të kotë, ajo e thirri policinë pak më vonë. Kjo shkaktoi një mobilizim dhe të kërkohet për të. Fokusi ishte në Aabach dhe Aare, ku rrjedhin edhe lumenjtë. Policia ka kontrolluar në këto ujëra dhe në brigjet e tyre…
Alsat-M 2019-05-24T12:51:58+02:00 Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” që lidhet me Greqinë dhe “Tabanoc” drejt Sërbisë, rradha të gjata të kolonave të makinave, pritjet janë deri në 30 minuta, kanë njoftuar nga LAMM. Komunikacioni po zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në drejtim të daljeve nga qytetet është rritur. Loading…
Alsat-M 2019-05-24T12:37:22+02:00 Dje rreth orës 14.00 në Shkup, në rrugën “Kliment Ohridski”, në pompën e benzinës ka shpërthyer zjarr në një makinë të tipit “Ford Fokus” me targa të Shkupit, që drejtohej nga personi me iniciale Gj.GJ (60). Derisa personi me iniciale GJ.GJ ishte parkuar për të mbushur makinën me karburant, i njëjti pasi ka marrë shërbimet ka startuar makinën, e njëjta ka marrë flakë, me çka menjëherë ka kërkuar ndihmë nga të punësuarit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me aparat kundër zjarrit. Makina kishte marrë flakë në brendësi të pompës ës benzinës “Makpetrol” në Qendër të Shkupit,…
Alsat-M 2019-05-24T12:26:21+02:00 Në kornizë të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri i vendit, Zoran Zaev dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq, janë drejtuar para të pranishmëve dhe kanë përshëndetur punën e Biznes Forumit midis ndërmarrësve të të dy vendeve, e që po mbahet si pjesë e programës së kësaj vizite. Biznesit të Forumit u janë drejtuar edhe kryetarët e komorës së sipërmarrësve të të dy vendeve, Branko Azeski i Vlastimir Goluboviç./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-05-24T12:18:00+02:00 Zjarri i cili ka shpërthyer para një ore në katin e 16-të në njërën ndër ndërtesat në lagjën e Shkupit “Karposh 4”, para pak çastesh është vënë nën kontroll, ndërsa pronari i banesës është dërguar në toksikologji përshkak së tymit që ka thithur derisa ekipet e zjarrfikësve e kanë shpëtuar. Policia për momentin nuk posedon informacione se cilat janë shkaqet e zjarrit, dhe të njëjtët kanë njoftuar se gjatë ditës do të dalin me detale. Sipas inforatave jozyrtare, zjarri ka shpërthyer paradite rreth orës 10.00 për shkak të një bombole gazi. Nga banesa e kapluar nga zjarri zjarrfikësit…
Majori Shkëlzen Xhafa, ka thënë para mediave se kërcënimi për mjete të dyshuara ka ardhur përmes një telefonate. “Rreth orës 10:30 kemi marrë një thirrje telefonike për një mjet të dyshimtë shpërthyes në dy objekte. Policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje me të gjitha njësitet relevante dhe është evakuuar i gjithë personeli”, ka thënë Xhafa. Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka persona të dyshuar dhe se të gjitha veprimet janë duke u kryer në koordinim me prokurorin. /Telegrafi/

