Alsat-M 2019-05-23T15:44:38+02:00 Pavle Bogoevski paralajmëroi dorëheqje nga mandati i deputetit. Pas skandalit me “bombën” ku dëgjohej se si porosiste lëndë narkotike, Bogoevski tha se nuk dëshiron të ndikojë procesin hetimor nga ana e organeve të drejtësisë edhe pse siç tha vajin e kanabisit e kishte porositur për çështje mjekësore. Bogoevski dorëheqjen e tij e bëri publike në fillimin të seancës së Komisionit për mandat dhe imunitet ku në rend dite ishte marrja e mandatit të Nikolla Gruevskit. Pavarësisht se VMRO po tenton ta zvarrit procesin, Bogoevski tha se nuk do të largohet nga kuvendi pa votuar në seancë plenare “pro”…
Author: almakos
Alsat-M 2019-05-23T15:29:22+02:00 Në Ohër sot ka filluar largimi i të gjitha palmave të cilat ishin mbjellur në lokacione të ndryshme përgjatë Liqenit të Ohrit. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e rekomandimeve të fundit të cilat kanë arritur nga UNESCO-ja, njoftojnë nga kjo komunë. Këto trupa të cilat nuk i përkasin këtij vendi dhe kësaj klime, kanë qenë të mbjellura në kohën e qeverisë lokale të vitit 2016. Në ohër ishin mbjellur gjithsej 250 palma, mirëpo shumë prej tyre u thanë dhe nuk i mbijetuan kushteve klimatike të vendit. [embedded content] Miki Trajkovski Loading…
Alsat 2019-05-23T15:14:36+02:00 Në pritje të raportit të KE-së, pushteti dhe opozita nuk japin sinjale pozitive se do të bien dakord mbi ligjin e prokurorisë publike, i cili gjithashtu përfshin statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se bëhen përpjekje për ta zgjidhur atë, por pa specifikuar një afat kohor për të. Ne presim të mbyllim çështjen e ligjit të Prokurorisë Publike. Nuk ka lëvizje të veçanta në periudhën e kaluar nga deklarata e fundit, por ka kontakte të përditshme dhe bëhen përpjekje për të siguruar shumicën e dy të tretave – deklaroi Renata Deskoska,…
Alsat 2019-05-23T14:46:26+02:00 Pas shumë prolongimeve më në fund sot, edhe në Tetovë është përuruar Qendra për grumbullimin e qenve endacakë. E njëjta ka një kapacitet për përkujdesjen e 20 qenve, për të cilët edhe janë rregulluar 20 bokse. Qentë do të mblidhen nga rrugët e qytetit dhe do të vaksinohen, pastrohen dhe do të lëshohen sërish në rrugët e Tetovës pas trajtimit të tyre. Qendra është e pajisur përveç bokseve, edhe me hapësira për operimin dhe vaksinimin e tyre. Projekti në fjalë ka kushtuar rreth 500 000 denarë, ndërsa vitin e ardhshëm, sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike, Xhelal Ceka, do…
Alsat-M 2019-05-23T14:41:41+02:00 105 raste të reja me fruth janë regjistruar javën e kaluar, flasin të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. 49 rastet e prekura janë regjistruar në Shkup ndërkaq 56 të tjerë jashtë Shkupit. Rreth 80 për qind e të prekurve rezultojnë të pa vaksinuar, të vaksinuar me 1 dozë apo me status të pa njohur vaksinal. Epidemiologët thonë se nuk presin ulje të numrit të të prekurve pasi edhe numri i punonjësve shëndetësor të cilët janë të pa vaksinuar rezulton i lartë. Jo zyrtarisht 24,000 punonjës shëndetësor nuk janë të imunizuar kundër fruthit. Për momentin sëmundja dominon më…
Alsat 2019-05-23T14:31:18+02:00 Vendet anëtare të BE-së fillojnë zgjedhjet për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian. E para që voton është Mbretëria e Bashkuar kurse të premten voton Irlanda. Çekia, Letonia, Malta dhe Sllovakia do të votojnë më 25 maj kurse të gjithë vendet e tjera, më 26 maj. Rezultatet do të publikohen të dielën në mbrëmje, pas mbylljes së votimit në të gjithë vendet. Shkupi shpreson se në zgjedhje do të fitojë fryma pro-zgjerimit evropian. Zv. Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaron se në prag të pritjes së raportit të progresit për vendin dhe në prag të vendimit për…
Alsat-M 2019-05-23T14:19:14+02:00 Ditët e fundit Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë aksidentesh të rënda që përfunduan me humbje jetësh. Shqetësuese ka qenë edhe dita e sotme ku vetëm në orët e paradites u regjistruan tre aksidente. Në lagjen Ilinden të Shkupit një grua e moshuar është goditur nga një makinë Mercedes me targa të Kumanovës. Kështu konfirmojnë edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup duke mos dhënë detaje të tjera përveç asaj se e moshuara ka marr lëndime të rënda trupore. Aksidenti i dytë ndodhi në udhëkryqin para Kuvendit mes një makine Polo dhe një motoçiklete. Sipas…
Alsat-M 2019-05-23T14:04:22+02:00 Prokurori Publik, Lubomir Joveski ka thënë se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që të shpallet fletë arrest për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, në listën e Interpolit. Ai ka sqaruar se situata do të zgjidhet për kohë të shkurtër, dhe për këtë është përgjegjëse Prokurorja Vilma Ruskovska. “Nuk e kam njohuri si po përparon ajo pjesë, por besoj se nuk ka pengesa ligjore apo çfarëdo pengese tjetër për të mos u shpallur fletë arrest “, ka thënë Joveski. Prokurori Publik pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim midis Akademisë së Gjykatësve, Prokurorëve dhe OSBE-së, ishte pyetur se në fund të majit a…
Alsat-M 2019-05-23T13:22:49+02:00 Pasi që të konstatohet sot dorëheqja e deputetit të pavarur që ishte zgjedhur si pjesë e listës së përbashkët të deputetëve të LSDM-së, Pavle Bogoevski, i cili sot dha dorëheqje pas publikimit të video skandalit ku i njëjti porosit substanca narkotike, vendi i tij i zbrazët do të duhet të plotësohet nga Aleksandar Filipovski. Bogoevski ishte i pesti në listën e përbashkët të deputetëve me LSDM-në, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në njësinë zgjedhore numër 1, të cilën e udhëhiqte Stevo Pendarovski, pas të cilit vijonte Renata Deskovska, Damjan Mancevski, Stefan Bogoev etj. Të gjithë kandidatët e…
Alsat-M 2019-05-23T13:12:13+02:00 Erolld Musliu, drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, ka refuzuar që të komentojë deklaratat e anëtarëve të BDI-së, se janë të shqetësuar pas emërimit të tij si drejtor i Agjencisë për Zbulim. Musliu ka sqaruar se është e nevojshme që vendimi të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe funskioni i tij të oficializohet./Alsat [embedded content] “Nuk mundem të jap deklaratë deri sa nuk e shoh vendimin e emërimit tim, drejtor i Agjencisë për Zbulim të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Nuk ka problem, nga e hëna jam i disponueshëm” Pyetje: BDI sot ka reaguar pas emërimit tuaj se…
Alsat 2019-05-23T12:31:08+02:00 Deputeti i pavarur dhe njëherit kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Dorëheqjen e tij Bogoevski e ka bërë publike gjatë punës së komisionit, të cilën e ka ndërprerë menjëherë. Që nga fillimi i seancës, anëtarja e Komisionit Nevenka Stojkovski kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me pikën për vërtetimin e shkeljes së kodeksit të Kuvendit, nga kryetari i Komisionit për çështjen e mandateve dhe imuniteteve Pavle Bogoevski. Bogoevski replikoi duke thënë se heqja e imunitetit të Gruevskit do të jetë procesi i fundit në krye të këtij…
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, në nën dyshimin se të njëjtit e kanë kërcënuar viktimën mashkull K/Shqiptar derisa ai ka qenë në vendin e tij të punës. Në raportin policor thuhet se sipas viktimës njëri prej të dyshuarve ka tentuar ta sulmojë me thikë, ndërsa i dyshuari tjetër ka poseduar një pistoletë. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Telegrafi/

