Alsat 2019-05-23T15:14:36+02:00
Në pritje të raportit të KE-së, pushteti dhe opozita nuk japin sinjale pozitive se do të bien dakord mbi ligjin e prokurorisë publike, i cili gjithashtu përfshin statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se bëhen përpjekje për ta zgjidhur atë, por pa specifikuar një afat kohor për të.
Ne presim të mbyllim çështjen e ligjit të Prokurorisë Publike. Nuk ka lëvizje të veçanta në periudhën e kaluar nga deklarata e fundit, por ka kontakte të përditshme dhe bëhen përpjekje për të siguruar shumicën e dy të tretave – deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Për VMRO-DPMNE-në nuk ka rëndësi kur mund të arrihet marrëveshja. Thonë se i kanë dorëzuar vërejtjet e tyre dhe presin që të futen në ligjin e ri.
Ajo që është shumë e rëndësishme dhe është shumë më e rëndësishme sesa nëse do të kalojë e mërkura, e marta, e premtja ose një datë e caktuar, është të arrihet një zgjidhje cilësore, e qëndrueshme, e cila do të kënaq dhe do të zbatojë vërtetë nevojat e sistemit të prokurorisë publike në Republikën e Maqedonisë – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Pritjet janë se rekomandimi për fillimin e negociatave me BE-në është i sigurt, por jo edhe marrja e datës. Nëse ndodh kjo, sipas ekspertëve, i pari hapet dhe mbyllet kapitulli 23, i cili në pjesën më të madhe ka të bëjë me sundimin e ligjit. Kryeministri Zaev shprehu optimizëm dy ditë më parë se një zgjidhje për PSP-në do të gjendet pak përpara raportit të progresit për vendin tonë.
Alsat
Loading…



