Alsat-M 2019-05-23T14:04:22+02:00
Prokurori Publik, Lubomir Joveski ka thënë se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që të shpallet fletë arrest për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, në listën e Interpolit.
Ai ka sqaruar se situata do të zgjidhet për kohë të shkurtër, dhe për këtë është përgjegjëse Prokurorja Vilma Ruskovska.
“Nuk e kam njohuri si po përparon ajo pjesë, por besoj se nuk ka pengesa ligjore apo çfarëdo pengese tjetër për të mos u shpallur fletë arrest “, ka thënë Joveski.
Prokurori Publik pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim midis Akademisë së Gjykatësve, Prokurorëve dhe OSBE-së, ishte pyetur se në fund të majit a do të ketë aktakuzë, me çka është përgjigjur se në këtë fazë nuk mundë të flet për këtë gjë.
“Në këtë moment nuk mundem që të përgjigjem sepse procedura hetimore është kah fundi, pasi që të mbarojë procedura hetimore do të dihet vendimi që do të sjell Prokuroria Publike” – është shprehur Joveski duke theksuar se nuk dëshiron që të prejudikojë për momentin./Alsat
Loading…



