Alsat 2019-05-22T17:53:19+02:00 Kryeministri Zoran Zaev edhe një herë ka përsëritur se “fshesa” e paralajmëruar do të përfshi funksionarë nga të gjitha subjektet përfshi këtu edhe nga partia në koalicion BDI. Zaev thekson se ai është mandatar dhe ai do të vendos për ndryshimet në qeveri. Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se për këtë arsye edhe është takuar me kreun e integristëve Ali Ahmeti, në mënyrë që të gjithë të informohen me kohë për lëshimet nga funksionarë të caktuar dhe për ndryshimet eventuale. [embedded content] Loading…
Author: almakos
Një aksident komunikacioni ndërmjet një autobusi dhe kamioni ka ndodhur në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident ka edhe të lënduar. “Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja…
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.G. Sipas njoftimit, i dyshuari më 20 maj rreth orës 14:20, në Pejë, ka sulmuar dhe kanosur seriozisht personat zyrtar në lidhje me detyrat zyrtare dhe atë dy zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Pejë, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kishin shkuar për asistim sipas kërkesës së Inspektorëve Komunal, i pandehuri ka kundërshtuar shoqërimin e tij për në polici, po ashtu ka rezistuar arrestimin e tij e më pas i ka sulmuar me duar zyrtaret policor…
Alsat 2019-05-22T15:36:13+02:00 Të enjten në Komisionin për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit do të shqyrtohet mundësia e heqjes së mandatit të deputetit në arrati Nikolla Gruevski. Mungesa e tij gjashtë mujore pa arsye, plotëson kushtin ligjor për heqjen e mandatit të deputetit. Kryetari i Komisionit amë Pavle Bogoevski, mandatin e azilantit Gruevski e vendosi në rend të ditës në seancën e së enjtes. Por, nga LSDM-ja thonë se ende nuk dihet se a do ta udhëheq ai seancën apo zëvendësja e tij, Snezhana Kaleska-Vançeva. Unë vlerësoj se edhe vetëdija e opozitës është ngritur pas zgjedhjeve të fundit për të…
Alsat-M 2019-05-22T15:35:12+02:00 Me konsensus mes partive parlamentare u miratua ligji i Agjencisë për Siguri Kombëtare i cili firmos fundin e ekzistencës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ligji i cili paraqet pjesë shumë të rëndësishme për reformat në shërbimet e sigurisë mori miratimin e 91 deputetëve, përfshirë këtu edhe votat e VMRO-DPMNE-së. Është e rëndësishme sepse forcohet mbikqyrja parlamentare, jepet mundësi që të shqyrtohen edhe mjetet financiare, madje edhe për pjesën e operacioneve speciale, çështje e cila seriozisht është keqperdorur në periudhën e kaluar.”- theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski ishte ndër të paktët që…
Alsat-M 2019-05-22T15:29:27+02:00 Gjatë javës së ardhshme do të dihet nëse do të ketë sanksione për drejtorin e Spitalit të Strugës si dhe mbi shkaqet e mos vaksinimit kundër fruthit të një pjesë të personelit mjekësor si në Spitalin e Strugës po ashtu dhe nëpër Spitalet e tjera të vendit. Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor poashtu do të njoftojë nëse ndonjëri nga pjesëtarët e ekipit mjekësor refuzon të vaksinohet, gjë e cila është në kundërshtim me urdhërat e ministrisë së Shëndetësisë. Nga Inspektorati thonë se për momentin nuk kanë informata apo indikacione nëse është e nevojshme mbyllja eventuale e reparteve tjera. Për…
Alsat-M 2019-05-22T15:12:10+02:00 Në shkollën e mesme të qytetit “Marija Kiri Skllodovska” do të nis rikonstruimi i tërësishëm i fasadës së shkollës. Sipas drejtorit Blerim Nebiu, shkolla është ndërtuar në vitin 1968 dhe deri më sot nuk është investuar asgjë. Nebiu tha se kushtet në shkollë ishin të vështira për shkak se konstruksioni i saj përbehet prej xhamave duke shkaktuar vështirësi në mirëmbajtjen e temperaturës gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Investitorë është Qyteti i Shkupit me vlerë prej 44 milionë denarë ndërkohë që punimet ndërtimore pritet të përmbyllen më fillimin e vitit të ardhshëm shkollor 2019-20. “Punojmë një projekt të…
Alsat 2019-05-22T14:54:31+02:00 Komisioni anti-korrupsion do të dorëzojë në prokurori iniciativën për ngritjen e aktakuzës kundër ish-kryetarit të Gjykatës themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski. Anti-korrupsioni dyshon se Pançevski përveç nepotizmit që ka bërë me punësimin e nipit të tij Jordan Tasevski, ka shkelur edhe procedurat për punësim. Jo vetëm që është person i afërt i ish-kryetarit, por personi që është pranuar në punë aspak nuk është paraqitur si kandidat për punësim. Do të thotë kur duhet të dorëzohet propozimi për punësimi sipas rang listës që tregon se i plotëson kushtet dhe duhet të dorëzohet vendim për punësim, në këtë rast dorëzohet…
Alsat-M 2019-05-22T14:35:09+02:00 Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të japë më shumë para për financimin e Organizatave joqeveritare. Momentalisht në qarkullimin vjetor në total prej 150 milion eurosh në sektorin qytetar, pushteti kontribuon vetëm me 5 milion euro. Synimi është që kjo shumë deri në vitin 2022 të arrijë në 30 milion euro. Për atë se nga do t’i marrë pushteti këto para, që planifikon t’i ndajë për OJQ-të, përgjigje fikse nuk ka as kryeministri Zaev, pasi modeli konkret do të përpilohet deri në shtator. Por, i pari i Qeverisë ka në mendje disa sektorë ku ka qarkullim të shumave…
Skopje, 060611. Zbog ilegalnog financiranja politicke kampanje, u centru Skopja uhicen je bivsi makedonski ministar unutrasnjih poslova i bivsi haski optuzenik Ljube Boskovski. Na slici: uhicenje Boskovskog. Foto: Maja Zlatevska / CROPIX Alsat 2019-05-22T14:24:06+02:00 Gazetarja Olivera Trajkovska, biznesmeni Orce Kamçev dhe ish zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski do të dëshmojnë në seancën e ardhshme për rastin “Tortura” më 20 qershor. Rasti i Prokurorisë Speciale ka të bëjë me arrestimin e kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoni”, Lube Boshkovski. Në një pjesë të “bombave” për këtë rast flasin pikërisht Trajkovska dhe Kamçev, duke komentuar arrestimin që ndodhi një ditë pas…
Alsat 2019-05-22T14:18:49+02:00 Në pikat e pagesës përgjatë Korridorit 10 – Rramanli, Otovica, Sopot, Stobi, Gjevgjeli, si dhe në pikat e pagesës Petrovec dhe Milladinovc afër Shkupit, nga mesi i muajit të ardhshëm, shoferët do të jenë në gjendje që në mënyrë elektronike t’i paguajnë pikat e pagesës. Sistemi është tërësisht i vendosur. Nga këtu ka përfunduar, është dorëzuar tërësisht tek institucionet dhe presim që në kohë sa më të shkurtër të mundshme deri në fillim të sezonit të funksionojë- tha Zoran Kitanov, Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ndërkohë, vijon tenderi për modernizimin e pikave të pagesës në Korridorin…
Alsat-M 2019-05-22T14:13:35+02:00 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës nga muaji korrik do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin me çmime shumë më të lira. Shërbimet e roamingut do të ulen për 70%. Sot në Ohër, Rregullatorët rajonal dhe më gjerë i darkorduan mënyrat e zbatimit të marrëveshjes, e cila u miratua në nivel politik në fillim të prillit. Ajo që ne po insistojmë është t’i shmangim këto procedura të gjata në një periudhë tranzitore, teksa operatorët i zbatojnë ato mekanizma, të përcaktojmë çmimet fikse që do të ulin tarifat nga 70 deri në…

