Author: almakos

Alsat-M 2019-05-22T13:17:46+02:00 Asnjë qeveri dhe asnjë ministër s`mund të bëjë diçka thelbësore për shtetin nëse nuk e bënim të gjithë bashkë. Jam krenarë që sot do ta bëjmë bashkë këtë reformë. Në përpilimin e këtyre ligjeve u përfshinë të gjithë deputetët, sektori civil me pjesëmarrje aktive, opinioni akademik me debatet publike, partnerët strategjik për punën në reformat. E rëndësishme është të besojmë në këtë reformë.- theksoi Oliver Spasovski, Ministër i MPB-së. Fatlume Dervishi Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-22T13:00:52+02:00 Një thënie latine thotë: ESTORUSE HSIHAJOS BEDIOUS SOUJS Jemi dëshmitarë të një procesi që rrallë ndodhë në parlamentin tonë, një debat gjithëpërfshirës, një procedurë tipike evropiane të sjelljes së ligjit i cili në esencë është reformator. Përpara kemi një ligj që në masën më të madhe ngërthen kritikat si të përfaqësuesve ndërkombëtar, të masës së shumicës në parlament si dhe dhjetëra amendamente nga opozita. Jem i bindur se miqtë tanë në Bruksel i gëzohen këtij konsenzualiteti. Para nesh kemi ligjin më të mirë të mundshëm deri tani.- është shprehur Xhevat Ademi Fatlume Dervishi Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-22T12:56:26+02:00 Komisioni për parandalim të korrupsionit në seancën e sotme ka marrë vendim që të hapë lëndë, me çka do të hetohet për keqpërdorim të mundshëm ministri  nga radhat e RDK-së, në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu. Siç ishte theksuar në seancën e sotme të Anti korrupsionit, ekzistojnë dyshime për punësim të familjarëve dhe persona të afërm të ministrit, gjithashtu i njëjti do të hetohet  për përdorimin e makinave zyrtare për nevoja personale. Antikorrupsioni kanë vendosur që të hapin lëndë për të hetuar gjendjen faktike. Në këtë resor përgjegjës është ministri aktual Suhejl Fazliu. Në dhjetor të vitit…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve. “Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë. Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-22T12:39:57+02:00 Filloi seanca plenare ku në rend dite janë ligjet për reforma në shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, për koordinimin e njësive të sigurisë dhe atë për ndjekjen e komunikimeve. VMRO-DPMNE-ja ka dhënë kontributin e saj për përpilimin e teksteve të këtyre ligjeve. Duhet këto shërbime t’i profesionalizojmë prandaj kemi nevojë per zgjedhje të mira ligjore. Në ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare është siguruar mbrojtje e lirive dhe të drejtave të njeriut, më shumë kontroll mbi punën e shërbimeve dhe respektim i dispozitave për mënjanimin e konflikteve të interesave.- theksoi Nikolla…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-22T12:31:04+02:00 Protesta e studentëve në Shqipëri ka rinisur sërish mëngjesin e sotëm, e cila vjen 4 muaj pas protestave të dhjetorit, ndërsa vihet re një pjesëmarrje e ulët e studentëve. Siç bëjnë të ditur mediat në Shqipëri studentët janë mëdyshje për të qëndruar në mësim ose jo. Studentët kanë hedhur edhe tymuese siç duket edhe nga fotot, ndërkohë që kanë djegur edhe fletët e paktit të universitetit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-22T12:18:36+02:00 Biznesmeni Orce Kamçev dhe gazetarja Olivera Trajkovska, do të dëshmojnë në seancën e rradhës për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit, ku njëri ndër të akuzuarit është ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Dëshmitarët janë ftuar pasi që u publikuan “bomba”, ku flasin për arrestimin e Boshkovskit. PSP ka kërkuar që me Kamçevin dhe Trajkovskin, të dëshmojë edhe Ivo Kotevski, ish-zëdhënës i MPB-së. Në seancën e sotme kanë dëshmuar të punësuar në MPB, të cilët nuk kishin patur paraprakisht detaje mbi aksionin. Seanca e rradhës është caktuar për më 30 qershor./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-22T12:07:15+02:00 Me vetë iniciativë komisioni për antikorrupsion do të hetojë procedurën për zgjedhje të zyrave të ish-shefit të shtetit, Gjorge Ivanov. Në seancën e sotme është sjell vendim që të hapet procedurë në të cilën antikorrupsioni do të hetojë se si funksionarët shtetërore kanë shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit, personat që kanë shfrytëzuar makinat zyrtare, kompensimet e rrugës, banesat, jetën ndaras. Theksi do të vendoset tek deputetët e Kuvendit, mirëpo listat anketuese do të dorëzohen deri te të gjitha institucionet shtetërore./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-22T12:01:08+02:00 Qendra e të varurve nga Kisella Voda do të dislokohet në Gazi Babë, në ish-mensën e fabrikës së “Metalski Zavod Tito”. “ Ky ësht vendi ku në fund të vitit do të duhet të vendoset Qendra e të varurve. Përgjatë këtij lokacioni të ri, të varurit nga droga do të trajtohen edhe me terapi bashkëkohore” Ministria e shëndetësisë tashmë ka pranuar vendimin nga komuna e Gazi Babës, ku edhe gjendet lokacioni. Arsyeja kryesore e dislokimit të Qendrës së të varurve janë kushtet e vështira dhe pasiguria midis qytetarëve të komunës së Kisella Vodës. Kjo Qendër ishte paraparë vetëm…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa. Sipas Kurtit, në këtë takim është biseduar për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. “Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti. Më herët, Mustafa kishte paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-22T10:39:03+02:00 Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik me 2 dh 3 qershor do të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit të tyre dyditor do të realizojnë takim me kreun e shtetit. Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsejtë 29 vende anëtare. Pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s Loading…

Lexo më Shumë

Njëri nga tre personat e akisdentuar në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ka ndërruar jetë. Sipas raportit policor aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një kamionete. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Telegrafi/

Lexo më Shumë