Alsat 2019-05-21T20:20:54+02:00 Lulzim Basha akuzoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se po përgatit një grusht shteti kushtetues. “Bashkimi ynë është i vetmi kushtetues, është detyra jonë të mos rrimë duarkryq, por të ndalojmë me të gjitha mënyrat këtë grusht shteti kushtetues, të cilin Edi Rama dhe krimi e mendojnë si alternativën e vetme për të mbajtur pushtetin e marrë me dhunë dhe për të vazhduar të grabisë shqiptarët e pafajshëm”, deklaroi Basha. Lideri i opozitës ripërsëriti se zgjedhjet duhet të ndalen me çdo kusht që bashkitë të mos drejtohen nga kriminelë dhe të emëruar prej kriminelëve. “Tani kërkon të çimentojë…
Author: almakos
Alsat 2019-05-21T19:45:55+02:00 Jam një patriot europian, nuk mund të jem një spektator i zgjedhjeve të BE-së më 26 maj, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë të publikuar në shtypin francez. Presidenti francez thekson se “votimi europian i të dielës së ardhshme është më i rëndësishmi që prej vitit 1979, që prej zgjedhjeve të para parlamentare europiane”. Për sa i përket pyetjes se kush është armiku i Europës, Macron përgjigjet se “armiku i Europës është ai që nuk beson në të ardhmen e saj. Nacionalistët që duan ta ndajnë janë armiqtë e saj të parë. Jam një patriot…
Një motoçiklist ka përfunduar në spital nga lëndimet e marra, pasi me motoçikletën e tij është aksidentuar me një veturë pasditen e sotme në Prishtinë, tek “Rrethi i Flamurit”. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:oo në afërsi të ‘Rrethit të Flamurit’, ka ndodh një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar motoçiklisti, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Flora Ahmeti për Telegrafin. Ahmeti shtoi se me rastin po merren njësiti i trafikut. /Telegrafi/ Fotografitë e aksidentit…
Alsat 2019-05-21T18:56:59+02:00 Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri. Takimi sy më sy mes partnereve të koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk zgjati më shumë se 60 minuta. Kryetari i BDI-së, shmangu derën kryesore dhe duke ardhur e larguar pa u parë nga askush. Sipas njoftimit të Qeverisë takimi Zaev- Ahmeti ishte vetëm fillimi i bisedimeve për detektimin e dobësive të caktuara tek një pjesë e zyrtarëve të pushtetit ekzekutiv. Këto ndryshime do të përfshijnë të gjithë eshalonët qeveritarë. Njoftimi i Qeverisë “Në takim janë dakorduar që të vazhdojnë konsultimet në të dyja partitë politike, në krye…
Alsat 2019-05-21T18:26:27+02:00 Kryeministrja britanike, Theresa May i propozoi sot deputetëve të votojnë një marrëveshje të re të Brexit për t’i mundësuar vendit që të dalë nga Bashkimi Europian ashtu sikurse kanë votuar britanikët para tre viteve. “Ka një shans të fundit për të gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur votës së britanikëve”, shtoi para medias kryeministrja konservatore. May synon gjithashtu t’i kërkojë deputetëve të votojnë mbi mbajtjen e një referendumi të dytë mbi Brexit si dhe për qëndrimin e Britanisë së Madhe në një bashkim doganor me BE-në. Loading…
Alsat 2019-05-21T18:00:03+02:00 bileta hyrëse për në kopshtin zoologjik do të shtrenjtohet për 30 denarë, në vend të 50 tani do të paguani 80 denarë për person, përveç fëmijëve deri në moshën 3 vjet të cilët mund të hyjnë falas. Ky vendim u miratua në seancën e Këshillit të qytetit të Shkupit që u shoqërua me debat kritik nga këshilltarët opozitar. Drejtori i Kopshtit Zoologjik e arsyetoi rritjen e çmimit të biletave me shpenzimet e larta për mirëmbajtjen e Kopshtit. Çmimi rritet për shkak se kanë arritur elefantët, në qershor do të vijnë shimpanzetë, kemi gjetur vendbanime të pa përfunduara për…
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në segmentin Lipjan-Ferizaj. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura. “Në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ka ndodhur një aksident trafiku, ku në bazë të informacioneve të para dyshohet se janë të përfshira tri vetura me targa vendore”. “Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre janë dërguar për tretman në QKUK. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet relevante policore dhe prokurori”, tha…
Alsat 2019-05-21T17:42:56+02:00 Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm i është dërguar Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë italiane, Matteo Salvinit. Zarfi i dyshimtë është identifikuar e sekuestruar sot nga Policia Postale e Romës. Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues. Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane. “Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian pas kësaj ngjarje. “Më shumë se sa një politikë…
Alsat 2019-05-21T17:28:21+02:00 Presidenti i ri ukrainas, Volodimir Zelenski thërriti sot, një ditë pas emërimit të tij, zgjedhje legjislative të parakohshme më 21 qershor, sipas një dekreti të publikuar në faqen zyrtare të presidencës ku zyrtarizohet gjithashtu shpërbërja e Parlamentit. “Ky dokument i jep fund pushtetit të Parlamentit”, që është kundër shefit të ri të shtetit dhe përcakton legjislative të parakohshme më 21 qershor. Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Vladimir Zelenski, u betua dje në Parlamentin ukrainas, Rada, mes duartrokitjeve të deputetëve, pesë ish-presidentëve, anëtarëve të qeverisë, të ftuarve të huaj dhe klerikëve. Loading…
Alsat 2019-05-21T17:11:05+02:00 Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, bën thirrje për më shumë përfshirje të BE në rajonin e Ballkanit. Duke komentuar protestat e opozitës në Shqipëri, Roth deklaron në një intervistë për “Spiegel” se dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Kreu i diplomacisë gjermane thotë se opozita shqiptare me politikën e saj penguese po rrezikon arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit. I pyetur nëse fokusimi i BE te zgjedhjet evropiane do të spostojë vëmendjen nga procesi i zgjerimit, Roth thotë se…
Alsat 2019-05-21T16:49:18+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk u firmosën nga ish-presidenti Gjorge Ivanov. Nga kabineti presidencial njoftojnë se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emri e ri të shtetit u refuzuan nga ish presidenti. Në kumtesën e dërguar nga presidenca thuhet se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i…
Alsat 2019-05-21T16:17:36+02:00 Me shumicë votash, Kuvendi miratoi pakon e ligjeve sociale. Tre ligjet që morën dritën jeshile, do të mundësojnë që familjet pa të ardhura, të marrin rreth 12 mijë denarë në muaj, përfshi këtu shtesat fëmijërore dhe shtesat arsimore për fëmijët. Familjet që kanë të ardhura minimale dhe lindin fëmijën e tretë, do të marrin edhe shtesë fëmijërore, për së paku 10 vite. Personat e moshuar mbi 65 vjet, do të marrin nga 100 euro në muaj, por me kusht që të mos kenë të ardhura në 3 muajt e fundit, apo patundshmëri prej të cilës mund të përfitojnë.…

