Author: almakos

Alsat 2019-05-21T15:46:16+02:00 Kreu i Gostivarit Arben Taravari akuzon Ministrinë e Arsimit për ndërrimin e drejtorëve të shkollave për të gjashtën herë me radhë në vetëm 18 muaj në këtë komunë. Taravari, këtë veprim e ka cilësuar si hakmarrje politike ndaj opozitës, ndërkohë që hedh poshtë shkeljet eventuale nga ana e tij gjatë emërimit të drejtorëve. Në Gostivar për 18 muaj ndodhin gjashtë herë ndryshime të drejtorëve që është numër rekord në botë. Ministri s`ka arsye, ai ka urdhër partiak edhe pse në televizor thotë se nuk e përfillim Ligjin. Nëse e shohim ligjin, ka plot marrëveshje që i ka bë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-21T15:35:41+02:00 Qëndrime të ndryshme nga një pjesë e deputetëve të LSDM-së në njërën anë dhe Ministrisë së Brendshme nga ana tjetër, për ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Deputetja Frosina Remenski para mediave shpalosi amendamentet që nuk janë pranuar nga MPB-ja por për të cilat ajo thotë se do të insistojë. Për të shmangur politizimin dhe partizimin e këtij institucioni, ajo thotë se nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e dy deputetëve në komisionin i cili do të bëjë selektimin e të punësuarve të Agjenicë, edhe pse propozim/ligji aktual e parashikon këtë detyrim. Ky është një argument shtesë duke pasur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-21T15:04:45+02:00 Ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski, përmes një shkrimi në FB, e përgënjeshtron kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras se ka kërkuar zgjidhjen e çështjes së emrit edhe në Qeverisjen e tij. Gruevski shkruan se Ciprasi asnjëherë nuk ka propozuar negociata për zgjidhjen e çështjes së emrit. ”Para ardhjes së tij si kryeministër, udhëhiqja negociata intensive me Papandreun me të cilin kishim 10 takime personale për këtë çështje, por për fat të keq për shkak të pozitave të njohura greke, ose vijave të kuqe siç i quanin ata, nuk arritëm në zgjidhje të cilën më vonë do ua propozonim qytetarëve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-21T14:59:34+02:00 Policia i shkroi kallëzim penal biznesmenit të Shkupit Lupço Palevski për lëshimin e “bombave” në altoparlantë në Prilep. Kallëzim penal përveç ish-zyrtarit të lartë të LSDM-së nga Shkupi, morën edhe tre persona të tjerë. MPB-ja ka dorëzuar në Prokurorinë e Prilepit kallëzim për “Përgjim të paautorizuar dhe regjistrim zanor”. Më 4 prill të këtij viti në Prilep është mbajtur një tubim i paparalajmëruar protestues në organizim të lëvizjes “Bojkotoj”. I akuzuari i parë ka mbajtur fjalim kur në një moment ka kërkuar nga i akuzuari i dytë që të lëshojë në kompjuter laptop, i cili ka qenë i…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-21T14:49:41+02:00 Reparti kirurgjik në spitalin e përgjithshëm në Strugë është mbyllur. Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor janë vendosur në karantinë. Në funksion është vetëm ambulanca kirurgjike. Shkak për këtë është se mbi 50 për qind e punonjësve shëndetësorë në këtë repart janë prekur nga fruthi. Komisioni për infeksione në suazat e spitalit ka marrë këtë vendim ndërsa për këtë janë njoftuar Ministria e shëndetësisë, Qendra e shëndetit publik dhe Inspektorati republikan sanitar. Dje u morr vendimi që përkohësisht të mbyllet reparti kirurgjik dhe të mos pranohen pacientë tek ne gjegjësisht të dërgohen në spitalet më të afërta ku do…

Lexo më Shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 13:25, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, gjatë një kontrolle fizike të një të paraburgosuri nga oficeret korrektues, në prezencën e dy zyrtarëve policor, në rrobat e të paraburgosurit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. “Lidhur me këtë rast, oficeret korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës. Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë”, thuhet në njoftimin për media.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Hetimor – Stacionit Policor Pejë, në bashkëpunim edhe më njësitë tjera policore të nënstacionit policor Vitomiricë, pas një pune operativo – hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin shtetasin E.S. m/k/b/ lindur vitin 2000. “I dyshuari është arrestuar për shkak se më datë 16.05.2019 në fshatin Vitomiricë kishin ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda, me ç’rast ishin dëmtuar tre shtetas banues në ketë fshat. Si bashkëkryes të këtyre veprave janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, identiteti i të cilëve është i njohur dhe janë në kërkim policor”, thuhet në njoftimin për media. Pas…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-21T14:28:47+02:00 Paralajmërimet e kryeministri Zoran Zaev për “fshesën” në strukturat e qeverisë janë ende aktuale në vend. Disa zyrtarë dhe ministra tashmë vet kanë dhënë dorëheqje. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në Facebook u lavdëruar se ajo ka marrë një dhuratë të veçantë – një fshesë prej “ari”. “Vërtetë i flaenderojmë për këtë dhuratë të artë – për fshesën e arit. Fshesa e arit në drejtësi mund të përdoret për pastrimin e krimit dhe korrupsionit. Ne shpresojmë që miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike do të përmbushë këtë nevojë urgjente të qytetarëve. Prandaj, inkurajohuni, bashkërisht…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-21T14:24:18+02:00 UNESCO në raportin e saj të fundit rekomandon që Ohri dhe rajoni të vendosen në listën e vendeve të rrezikuara të Trashëgimisë Botërore. UNESCO po kërkon të deklarohet moratorium për çdo lloj transformimi urban në brigjet e liqenit, por gjithashtu për çdo lloj transformimi urban. Arsyeja për këtë është përparimi i pamjaftueshëm deri në zgjidhjen e problemeve mjedisore, duke marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe projektet e mëdha të ndërtimit në qytet dhe në rrethinat e saj. Në raport rekomandohet të vlerësohet ndikimi i ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur dhe rrënimin e atyre që paraqesin kërcënim,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-21T14:15:20+02:00 Kuvendi i RMV-së me shumicë votash ka miratuar pakon sociale ligjore (Propozim-ligjin për mbrojtje sociale, Propozim-ligji për për siguri sociale për personat e moshuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të gjithë këto me procedurë të shpejtë . Asnjë nga amendamentet e VMRO-DPMNE-së nuk është pranuar ndërsa kjo e fundit ligjet e propozuara nga Qeveria i cilësoi si ligje populiste. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-21T14:14:02+02:00 Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti diskutojnë për “fshesën”. Zaev paralajmëroi se nga sot fillojnë analizat për ndryshimet që duhet bërë. Me Ahmetin takohemi për të diskutuar rreth ndryshimeve në Qeveri. Edhe pse simbolika e takimit del nga fjala “fshesë”, bëhet fjalë për njerëz profesionist dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv – tha Zoran Zaev, Kryeministër. Ndryshimet, apo “fshesa” nuk do t’i përfshi subjektet por personalitetet të cilët nuk kanë përmbushur nevojat e institucioneve dhe qytetarëve. Do të vijë koha që të shpalosen detaje. Flasim për arrogancë, mos përmbushje të nevojave të institucioneve dhe pritjeve…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-21T14:00:04+02:00 Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili ka marrë azil politik në Hungari, mohoi të ketë refuzuar diskutimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve për shkak të emrit, siç tha kryeministri grek Alexi Tsipras për Financial Times. Ai madje thotë se kryeministri grek nuk ka propozuar kurrë takime të tilla.”Në fakt, para ardhjes së Tsipras në pushtet, unë kam qenë i angazhuar në diskutime intensive me zotin Papandreu, me të cilin kam pasur 10 takime të ndryshme në këtë drejtim, por për fat të keq, për shkak të pozitës apo linjave të kuqe greke, nuk arritëm te…

Lexo më Shumë