Alsat 2019-05-20T19:00:37+02:00 Kompanitë e telekomunikimit në vend janë të gatshme të zbatojnë marrëveshjen për roaming që po përgatitet për Ballkanin Perëndimor. Shprehen se do t’u dalin në ndihmë qytetarëve që të flasin më lirë kur janë jashtë vendit, porse kjo do t’ua ulë të ardhurat. Prandaj kërkuan nga Qeveria që t’u dilet në ndihmë dhe t’i lirojë nga disa taksa të deritanishme. Prandaj presim që Qeveria të na dalë në ndihmë në pjesën e disa taksave fiskale dhe parafiskale që i kemi në këtë moment, t’i kompensojmë pjesërisht. Me këtë do të lirojmë hapësirë për investime të ardhshme, ndërsa pronarëve…
Author: almakos
Alsat 2019-05-20T18:56:29+02:00 Prokuroria e Shkupit urdhëroi policinë ta gjejë taksistin i cili e ka incizuar deputetin Pavle Bogoevski. Pasi në opinion u publikua një audio bombë, Bogoevski pranoi se përmbajtja e bisedës është autentike. Ai dorrëzoi padi penale për përgjim të paligjshëm. Ndaj padisë së tij po vepron prokuroria. Policia duhet të hetojë në cilën periudhë nga muaji mars deri në maj derisa është vozitur me taksi është incizuar Bogoevski dhe më pas incizimi është publikuar në Youtube dhe në rrjetin social rus “Vkontakt”. Por duhet të zbulohet edhe me kë ka biseduar deputeti. [embedded content] Prokuroria publike Pas pranimit…
Alsat 2019-05-20T18:24:22+02:00 Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të marr datën për fillimin e negociatave para verës. Nga forumi ekonomik në Vjenë Han tha se po punohet fuqishëm që të bindin shtetet skeptike për zgjerimin e Unionit. AI tha se vendi është i gatshëm t’i bashkëngjitet Unionit meqë tashmë nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët. Han u shpreh i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do të hapen kapitujt e parë të negociatave e që kanë të bëjnë me sundimit e ligjit. Ne po punojmë fuqishëm që t’i…
Alsat 2019-05-20T18:07:42+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës u takua me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinje, Johanes Han. Në takim, siç kumton shërbimi i Qeverisë, Zaevi e informoi eurokomisarin Han për ngjarjet politike të fundit në vend, për zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses, të cilat janë edhe një dëshmi se vendi është stabil dhe i sigurt dhe se me të drejtë meriton të marrë datë për negociata me BE-në kësaj vere. Kryeministri Zaev, theksoi se nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE…
Alsat 2019-05-20T18:02:09+02:00 Rreth 200 qytetarë të Ohrit kanë protestuar sot para komunës së Ohrit kundër ndërtimit të minares prej 32 metrash që po vazhdon tashmë të ndërtohet në xhaminë Ali Pasha në Ohër. Shoqëria civile që ka organizuar këtë protestë thonë se kanë kërkuar nga institucionet e këtij qyteti të marrin masat e duhura për të ndaluar ndërtimin e kësaj minareje. Ata thonë se deri më tani se as Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore as Drejtoria Urbanistike dhe as Inspektorati i Ndërtimit apo gjykata nuk kanë qenë në nivelin e kompetencave të tyre, për të vendosur një moratorium mbi…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, njëri shtetas i Republikës së Shqipërisë, ndërsa tjetri shtetas i Republikës së Serbisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 26 janar 2019. Sipas aktakuzës, të pandehurit F.TH. dhe L.M., më 24 janar 2019, rreth orës 16:00, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Ponesh, pa autorizim, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes kanë transportuar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 52.37 kg. Tutje në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore thuhet se, i pandehuri F.TH., pas një marrëveshje…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. H., H. K., F. Sh. dhe M. A. Sipas njoftimit për media ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18.05.2019, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë të pandehurit është gjetur sasi prej 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”. “Me këtë veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të…
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa lokacione në Prishtinë. Lexo po ashtu: Gjatë këtij aksioni policia ka arrestuar disa të persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si fajde, shantazhe etje. Sipas Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, janë ndaluar pesë persona janë dërguar në mbajtje ndërsa dy janë në kërkim. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton opinionin se dy prej të dyshuarve, lidhur me kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, janë në kërkim, ndërsa pesë prej tyre…
Alsat-M 2019-05-20T15:53:48+02:00 Kompanitë vendore të biznesit të naftës edhe këtë javë do ti diktojnë çmimet, me të cilat do të shiten në pompat e benzinës. Dizeli dhe benzina pritet të shtrenjtohen, pasi çmimet në bursat botërore ditët e fundit kanë shënuar rritje. Lëvizja e çmimeve në bursat globale është vendimtare në përcaktimin e çmimit të ri të karburanteve në një kohë kur në Maqedoni në fuqi është tregu i liberalizuar. Por, nga Komisioni Rregullator i Energjetikës presin një qëndrim korrekt të tregtarëve të naftës, ashtu si shtatë ditë më parë kur dolën me çmime reale. Çmimet e benzinës do të…
Alsat 2019-05-20T15:44:27+02:00 Kryeministri Zoran Zaev është optimist se pushteti dhe opozita do të arrijnë konsensus për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së. Zaev shton se grupet duhet të ndjekin hapat e negociatave për ATO dhe ASK-në, me qëllim që epilogu të jetë konsensusi gjithë partiak. Këto ditë unë, ministrja Deskoska dhe ekipi imë do të kontaktojmë me ekipin nga opozita, po nëse duhet edhe takim liderësh do të thërrasim që të bëjmë gjithçka që duhet me qëllim që të përfundojë edhe ky ligj. Periudha deri në fillim të muajit qershor është koha më cilësore që e kemi në…
Gjykata Themelore në Ferizaj, departamentit për Krime të Rënda, ka dënuar me 7 vjet burgim B.Z dhe G.H. për vrasje të rëndë në tentativë. Sipas njoftimit për media departamentit për Krime të Rënda, më 20 maj 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),…
Alsat 2019-05-20T15:26:26+02:00 Me kërkesë të opozitës, të parashtruar në formë amendamenti, mandate i drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare do të jetë vetëm katër vjet dhe jo pesë, siç parashikon propozim-ligji. Amendamenti u pranua gjatë shqyrtimit në Komisionin për mbrojtje në të cilin u shqyrtua ligji për formimin e ASK-së, institucion që do të zëvendësojë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Përveç kësaj, Ministria e Brendshme si propozues i ligjit, pranoi edhe uljen e kritereve për përzgjedhjen e drejtorit. Me nenet paraprake ngushtohet shumë rrethi i kandidatëve të mundshëm për drejtorë dhe nëse ka hapësirë diku të tolerohet që të ketë…

