Author: almakos

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditë të miturit L. A. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18 maj, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i mituri, është gjetur sasi 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”. “Në automjetin e në cilin është gjetur kjo substancë narkotike, kanë qenë të pranishëm edhe 4 persona të moshës madhore, që së shpejti do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake. Me këtë veprime i mituri L. A., dyshohet të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-20T10:08:07+02:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje evropiane, për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të debatojnë për propozim ndryshimet e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, të Ligjit për punë të brendshme dhe të Ligjit për të huaj. Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do t’i shqyrtojë edhe propozim-ligjet për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për koordinim të bashkësisë për siguri-zbulim në Republikën e Maqedonisë së Veriut të dyja në lexim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-20T10:04:01+02:00 Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Delegacioni, në të cilin marrin pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në forum, përveç diskutimit për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, do të realizojnë edhe takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome. Në Vjenë, është paraparë takim i kryeministrit Zaev me euroakomisarin Johanes Han. Loading…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë një operacion në disa lokacione në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekomomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione”, ka thënë Kelani. Kelani nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se pas përfundimit të operacionit do të dalin me informacione shtesë. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-20T08:50:07+02:00 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë mbledhjen e 98-të, në të cilën duhet të shqyrtohen 26 propozim ligje dhe raporte vjetore. Deputetët duhet ta ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve. Në rend dite, mes tjerash, janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale, të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar. Në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore të komisioneve shtetërore, drejtorive, Agjencive,…

Lexo më Shumë

 Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 dhe 19  gradë Celsius”.Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-19T16:25:26+02:00 Dhjetëra fëmijë me pengesa në zhvillim trupor përballen me mungesën e terapisë adekuate- e rritjes. Përfaqësuesit e shoqatës “Rast” e cila mbron personat që kanë probleme me rritjen thonë se në rastet e evidentuara është vënë re se për shkak të mungesës së terapisë përkatëse të fëmijët me pengesa në zhvillimin trupor kanë mbetur në gjendjen e njëjtë me fizik të pa zhvilluar. Maqedonia e Veriut nuk posedon regjistër kombëtar për këtë kategori, ndërkaq jozyrtarisht numri i fëmijëve të diagnostikuar është mbi 100. [embedded content] Si shoqatë e cila gjithë kohës merr thirrje nga prindër, kemi informacione se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-19T16:23:38+02:00 Pa shkallë emergjence në raste zjarri, pa rrjet hidrantësh dhe pa aparate kundër zjarrit! Kjo është gjendja e shumicës së pallateve të banimit në Tetovë. Ndërtimi pa kritere të duhura me intensitet të lartë filloi pas vitit 2002, ndërsa mangësitë evidente vërehen sidomos tek objektet e ndërtuara viteve të fundit. Të njëjtat shpesh krijojnë telashe për zjarrfikësit, të cilët në raste zjarri, nuk mund të bëjnë evakuimin e banorëve nga pallatet e banimit. [embedded content] Ne si zjarrfikës tek objektet e reja shumë katëshe, kemi shumë telashe, probleme gjatë paraqitjes së ndonjë zjarri apo fatkeqësie natyrore. Duhet që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-19T16:17:44+02:00 Ligji i ri për përmbarim nuk është retroaktiv, edhe pse pushteti këtë e paralajmëronte dhe premtonte. OJQ-të ankohen se përmbaruesit i kanë aktivizuar të gjitha lëndët që i kanë pasur nëpër sirtarë, që të fitojnë sipas çmimeve të vjetra që i parashihte ligji paraprak. [embedded content] Të gjitha faturat, të gjitha lëndët që i kanë ishin të koordinuara me përfaqësuesit e ministrive dhe saktë e dinin si është ligji, se nuk do të jetë retroaktiv, edhe pse u premtua se do të jetë. Që t’i kapin tarifat e vjetra, që ta kapin Ligjin e vjetër për përmbarim, të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-19T16:10:47+02:00 Pas një sërë shkeljesh të premtimit për rikonstruksionin e teatrit shqiptar, drejtuesit e këtij institucioni me premtim të ri, se brenda dy javësh do të përfundojnë punimet ndërtimore. Vetëm gjatë vitit të kaluar, tre herë janë shkelur afatet për përfundimin e punimeve. Por, edhe kësaj radhe drejtuesit e teatrit kanë gjetur arsyetime. Pengesë sipas tyre tani kanë qenë zgjedhjet presidenciale. Drejtori, Adem Karaga thotë se në periudhë parazgjedhore nuk kanë mundur të bëjnë punësime e as të bëjnë shlyerjen e detyrimeve tjera, pa saktësuar nene të kodit zgjedhor. Megjithatë, shiriti i kuq nuk do të pritet brenda 14…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-19T16:01:38+02:00 Ndryshimet në legjislativën zgjedhore që pritet të propozohen nga KSHZ-ja janë mëse të nevojshme tashmë për një periudhë të gjatë, vlerësojnë nga Qendra për Liri “Civil”. Sipas Xhabir Derallës, pikërisht ndryshimi i sistemit zgjedhor, ndryshimet për votimin në diasporë dhe ndryshtime të dispozitave që rregullojnë mbylljen e listës zgjedhore para votimit, janë kërkesa të kahmotshme të tyre dhe të monitoruesve ndërkombëtarë. [embedded content] Ne tashmë me vite kërkojmë që të përmbushet premtimi që sistemin zgjedhor të ndryshojë dhe Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Ne kemi propozuar të ulen shpenzimet që kanë të bëjnë me votimin në diasporë.…

Lexo më Shumë