Alsat 2019-05-21T14:28:47+02:00
Paralajmërimet e kryeministri Zoran Zaev për “fshesën” në strukturat e qeverisë janë ende aktuale në vend. Disa zyrtarë dhe ministra tashmë vet kanë dhënë dorëheqje. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në Facebook u lavdëruar se ajo ka marrë një dhuratë të veçantë – një fshesë prej “ari”.
“Vërtetë i flaenderojmë për këtë dhuratë të artë – për fshesën e arit. Fshesa e arit në drejtësi mund të përdoret për pastrimin e krimit dhe korrupsionit. Ne shpresojmë që miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike do të përmbushë këtë nevojë urgjente të qytetarëve. Prandaj, inkurajohuni, bashkërisht të votojmë dhe të krijojmë mundësi për ta larguar krimin dhe korrupsionin”, ka shkruar Desoska në profilin e saj në Facebook.


Loading…



