Furisë qytetare të protestës së sotme te parlamenti, nuk i shpëtoi dot as deputeti socialist i futur rishtazi me listat e 11 majit Ceno Klosi.
Një prej aktivisteve “iu qep”, Ceno Klosit, teksa ky i fundit u largua nga parlamenti dhe për t’i shpëtuar turmës u fut te Qendra Toptani. Por aty i doli para aktivistja, e cila nga prapa i thërriste: Ushtar i Belinda Ballukut, fshihesh si miush! Hajdut, ke bërë vota!
Ceno Klosi, ish-drejtori i Drejtorisë së Tatimeve një nga njerëzit më të afërt të Ballukut, është në hetim nga SPAK për 4 vepra penale, mes tyre edhe fshehje pasurie.


