Alsat 2019-05-21T15:46:16+02:00
Kreu i Gostivarit Arben Taravari akuzon Ministrinë e Arsimit për ndërrimin e drejtorëve të shkollave për të gjashtën herë me radhë në vetëm 18 muaj në këtë komunë. Taravari, këtë veprim e ka cilësuar si hakmarrje politike ndaj opozitës, ndërkohë që hedh poshtë shkeljet eventuale nga ana e tij gjatë emërimit të drejtorëve.
Në Gostivar për 18 muaj ndodhin gjashtë herë ndryshime të drejtorëve që është numër rekord në botë. Ministri s`ka arsye, ai ka urdhër partiak edhe pse në televizor thotë se nuk e përfillim Ligjin. Nëse e shohim ligjin, ka plot marrëveshje që i ka bë në katër sy ky ministër i Arsimit. Thjesht qytetarët e Gostivarit i kanë dhënë mandat kryetarit të komunës të cakton drejtorët, dhe këtu mbaron komplet loja – tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.
Nga ana tjetër, Ministri Ademi ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Taravari, duke u shprehur se, ai si ministër vetëm ka zbatuar Ligjin dhe vendimin e shkallës së dytë ku është kërkuar kthimi i drejtorëve të shkarkuar.
Absolutisht akuza të pabaza. Bëhet fjalë për aktivizimin e vendimeve për kthimin e drejtorëve që në mënyrë të paligjshme u shkarkuan nga Taravari. Ne gjatë prillit të këtij viti i hoqëm vendimet që të mos damkosim procesin zgjedhor. Andaj bëhet fjalë për vendime të konfirmuara dhe që janë detyrim ligjor si institucion, qoftë nga unë apo Taravari ti respektoj të komisionit të shkallës së dytë që vendos në procedurë administrative apo marrëdhënie të punës – u shpreh Arbër Ademi, ministër i arsimit.
Kreut të komunës së Gostivarit Arben Taravarit, për vetëm një vit, dy herë i janë marrë kompetencat në fushën e arsimit, sa i përket emërimit dhe shkarkimi të drejtorëve të shkollave, me arsyetimin se, i njëjti, gjatë aktit të emërimit të drejtorëve, nuk ka zbatuar Ligjin për arsim.
Bashkim Sulejmani
Loading…



