Alsat-M 2019-05-22T12:39:57+02:00
Filloi seanca plenare ku në rend dite janë ligjet për reforma në shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, për koordinimin e njësive të sigurisë dhe atë për ndjekjen e komunikimeve.
VMRO-DPMNE-ja ka dhënë kontributin e saj për përpilimin e teksteve të këtyre ligjeve. Duhet këto shërbime t’i profesionalizojmë prandaj kemi nevojë per zgjedhje të mira ligjore. Në ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare është siguruar mbrojtje e lirive dhe të drejtave të njeriut, më shumë kontroll mbi punën e shërbimeve dhe respektim i dispozitave për mënjanimin e konflikteve të interesave.- theksoi Nikolla Micevski
Për herë të parë me këtë ligj rregullojmë kompetencat e këtij institucioni. Por çështjet e hapura lejnë dyshime për besueshmërinë e reformave. – u shpreh Frosina Remenski
Fatlume Dervishi
Loading…



