Author: almakos

Alsat-M 2019-05-23T11:51:45+02:00 BDI-ja ka kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që përsëri ta shqyrtojë vendimin për emërimin e Eroll Musliut për njeri të parë të Agjencisë për Zbulim. “Vendimi i djeshëm i presidentit Pendarovski për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Zbulim na shqetësoi të gjithëve dhe hodhi hije në ditën e djeshme kur Kuvendi e solli reformën e shërbimeve të sigurisë. Informacionet tona se vendimi është i bazuar në informacione të pamjaftueshme dhe se nuk është me qëllim të keq, megjithatë qëndrim i BDI-së është se derisa nuk zbardhen deri në fund ngjarjet e Kumanovës, asnjë njeri i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T11:07:24+02:00 Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sot në rrugët e Maqedonisë. Konkretisht bëhet fjalë për rrugën në afërsi të Prilepit, me ç`rast një furgon është përplasur me një kamion dhe si pasojë të dy automjetet janë rrokullisur. Nuk ka informata për të lënduar ose viktima. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T10:26:51+02:00 Para pak çastesh në udhëkryqin para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident trafiku . Aksidenti ka ndodhur mes një makine të  tipit VW Polo  dhe një motoçiklete. Sipas dëshmitarëve vozitësi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta. Për momentin trafiku në këtë pjesë është i ngarkuar dhe po zhvillohet vetëm në një korsi. Alsat mëson se sot gjithashtu ka ndodhur një aksident në autostradën  Kumanovë-Shkup, ku një grua ka qenë duke kaluar rrugën dhe është goditur nga vetura e tipit mercedes me targa të Kumanovës. Gruaja e moshuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T10:03:39+02:00 Zv. Kryeministri Bujar Osmani në lidhje me emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për zbulim ka deklaruar: “Vendimi i djeshëm i presidentit na ka shqetësuar të gjithëve. Mendojmë se ka qenë një vendim që është marrë nga mungesa e informacionit”, deklaroi Osmani. Osmani ka shtuar se deri sa të zbardhet në tërësi rasti i Kumanovës, personat e përfshirë nuk mund të marrin poste kyçe në institucione. Ai shpreson që presidenti të rishikojë përzgjedhjen e Musliut të cilën beson se nuk e ka bërë me qëllime të tjera. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-23T09:58:02+02:00 Nga gjithsej 32 shoferë të përjashtuar nga komunikacioni gjatë ditës së djeshme, 30 ishin pa patentë shoferi, ndërsa vetëm dy shoferë fillestarë. Informacionet nga SPB Shkup tregojnë se edhe sot, si edhe në ditët e kaluara, numri është i madh i shoferëve pjesëmarrës në komunikacion pa patentë shoferi. SPB Shkup sot kumtoi se nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 18 automjete të paregjistruara. Përndryshe, në gjithsej 14 aksidente rrugore dje në Shkup, gjashtë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa një person më rëndë. Për parkim të parregullt janë dhënë 97 dënime, ndërsa karrotreci ka marrë 89 automjete. Pesëmbëdhjetë shoferë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T09:52:44+02:00 Dyndje automjetesh në pikën e trafikut në Autokomandë. Rreth orës 9:00 të mëngjesit, një kolonë prej 3km u krijua në hyrje të Shkupit për shkak punimeve në rrugë. Autoritetet thonë se shtruarja e pjesshme e asfaltit në atë aks rrugorë ka filluar që nga fundjava dhe po punohet me intensitet të shpejtuar për të mos ngarkuar trafikun. Por, qytetarët thonë se punë të këtilla duhet bërë në ditë festash ose natën, për të mos shkaktuar vonesa të tyre për në punë. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T09:43:11+02:00 Delegacioni i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me aktivitete të përbashkëta në Romë do ta kremtojnë veprën e iluministëve mbarëslloven dhe do të bëjnë homazhe për vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi. Me traditën e sapokrijuar dhe sipas programit të vërtetuar, nesër në Romë delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë do të vendosin lule para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nder të Shën Kirilit në Bazilikën Santa Maria Maxhore, ndërsa pastaj do të marrin pjesë në meshën në kishën “Shën Pali ala Regola”. Delegacioni në orët e mbrëmjes do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T09:31:23+02:00 Me rastin e festës së 23 majit, Ditës kombëtare të vllahëve, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar komunitetin e vllehve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Xhaferi në letrën e urimit ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj vllehve në vend. “Kontributi i bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i gjithëpranishëm dhe i rëndësishëm për jetën e përgjithshme shoqërore të vendit. Vllahët janë të njohur si popull i pasur dhe i arsimuar, kanë shumë personalitete të shquara që kanë jetuar dhe punuar në shtetin tonë, të inkuadruar në mënyrë aktive në politikë, në art, arsim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-23T09:21:23+02:00 Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), sot e organizon Mëngjesin afarist tradicional me kryetarin e Qeverisë. Në ngjarjen solemne, në prani të bashkësisë afariste, ministrat dikatesterial, kori diplomatik, fjalime zyrtare do të kenë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e LOE-së, Danella Arsovska. Në ngjarje, siç paralajmërojnë, do të diskutohet për çështjet më të rëndësishme ekonomike në funksion të përmirësimit të punës së përditshme të kompanive dhe klimës afariste në vend. Për këtë qëllim, Lidhja ka përgatitur pako prej mbi 80 masa ekonomike nga sfera e ndryshimit të rregullativës ligjore, barriera administrative dhe tatime parafiskale, digjitalizim dhe ikt…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-23T08:44:43+02:00 Përcaktimi i Propozimit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak të mungesës pa arsye më shumë se gjashtë muaj, është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit. Seanca është caktuar në bazë të njoftimit paraprak të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dorëzuar më 15 maj. Sipas nenit 59 të Rregullores kuvendore, për deputetin i cili pa arsye ka marrë pjesë në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e njofton Komisionin për Çështje të Rregullores dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-22T18:57:38+02:00 Policia njoftoi se Sektori për luftimin e krimit të organizuar ka parashtruar kallëzime penale kundër ish-kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov dhe tre ish-anëtarëve të këtij Komisioni për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Nga Ministria e Brendshme shprehen se me marrjen e vendimeve që bien ndesh me Ligjin për energjetikë, Rregulloren për licenca për ushtrimin e veprimtarive energjetike dhe Rregullores për çmime dhe shërbime sistemore, Petrovi dhe tre të dyshuarit tjerë i kanë mundësuar personit juridik Shpërndarje të ngrohjes Ballkan Energji DOOEL…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-22T18:29:57+02:00 Kryeministri Zoran Zaev nuk do të ndërmerr asnjë hap për ndryshime në Qeveri pa i njoftuar partnerët e koalicionit. Duke mos komentuar emrat e përfolur deri më tani, i pari i organit ekzekutiv thekson se liderët do të njoftohen në detaje për lëshimet që kanë bërë funksionarët të cilët i kanë caktuar. [embedded content] Është e rrugës që si mandatar t’i njoftoj partnerët e koalicionit me lëshimet e konstatuara nga personat dhe funksionarët e caktuar të cilët dua të largohen. Sapo t’i marr vendimet, do t’i kumtoj para publikut. Është e rrugës që ai i cili ka nominuar…

Lexo më Shumë