Alsat 2019-05-23T10:26:51+02:00
Para pak çastesh në udhëkryqin para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident trafiku . Aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit VW Polo dhe një motoçiklete. Sipas dëshmitarëve vozitësi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta. Për momentin trafiku në këtë pjesë është i ngarkuar dhe po zhvillohet vetëm në një korsi. Alsat mëson se sot gjithashtu ka ndodhur një aksident në autostradën Kumanovë-Shkup, ku një grua ka qenë duke kaluar rrugën dhe është goditur nga vetura e tipit mercedes me targa të Kumanovës. Gruaja e moshuar ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Loading…



