Alsat 2019-05-22T18:57:38+02:00
Policia njoftoi se Sektori për luftimin e krimit të organizuar ka parashtruar kallëzime penale kundër ish-kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov dhe tre ish-anëtarëve të këtij Komisioni për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Nga Ministria e Brendshme shprehen se me marrjen e vendimeve që bien ndesh me Ligjin për energjetikë, Rregulloren për licenca për ushtrimin e veprimtarive energjetike dhe Rregullores për çmime dhe shërbime sistemore, Petrovi dhe tre të dyshuarit tjerë i kanë mundësuar personit juridik Shpërndarje të ngrohjes Ballkan Energji DOOEL (BEG), e në dëm të qytetarëve, të realizojë dobi kundërligjore pronësore prej thuajse shtatë milionë euro.
Loading…


