Alsat 2019-05-25T16:02:06+02:00
Shoqata “No Pasaran” akuzon BEG-un për kërkimin e të dhënave personale, apo numrin personal të qytetarëve, të cilën ngrenë parashtresa që mos marrin llogari paushalle për ngrohje qendrore, sepse me vite nuk e përdorin këtë shërbim. Përveç kësaj, në kërkesën që duhej ta nënshkruajnë, ishte shkruar me shkronja të vogla se qytetarët bien dakord që BEG ti përpunojë të dhënat e tyre personale. Të revoltuar nga ky qëndrim, qytetarët tashmë kanë kërkuar ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Drejtoria e të Dhënave Personale njoftoi BEG-un se duhet ta heqin atë, por deri më sot nuk e dimë nëse është bërë. Megjithatë, një numër i madh qytetarësh kanë dhënë tashmë numrat e tyre personal të identifikimit në BEG, ose kanë rënë dakord t’i përdorin ato, gjë që besojmë se ishte shantazh që të përjashtohen nga pagesa e shumës së paushallit. Prandaj, i bëjmë thirrje këtyre qytetarëve të shkojnë në BEG dhe t’u kërkojnë atyre ti shkatërrojnë/fshijnë të dhënat e tyre personale- deklaroi MARJIAN NENOV -PËRFAQËSUESI I SHOQATËS “NO PASERAN”.
Pak ditë më parë, Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski informoi se disa nga qytetarët të cilët synonin të parashtronin parashtresa në BEG, janë refuzuar dhe janë dërguar në Regullator. Ndaj këtij informacioni u përgjigjën më pas me shkrim nga BEG-u duke theksuar se të gjithë qytetarët që janë adresuar në kompani janë shërbyer. Janë kthyer vetëm ata që nuk kishin dokumentacion të plotë. Sipas informacioneve, gjysma e numrit të familjeve që për vite me radhë paguajnë për një shërbim që nuk e kanë përdorë, tashmë kanë marrë dokumentacion se nuk do ta kenë më këtë detyrim. Ndërkohë, shumica e këtyre njerëzve kanë ngritur procedura gjyqësore me BEG-un, ose heqin të zitë e ullirit me përmbaruesit që kërkojnë nga qytetarët ti paguajnë borxhet e tyre për ngrohje, edhe pse nuk e kanë përdorur atë. Alsat i kërkoi sot përgjegjësit e marrëdhënieve me publikun në BEG, për të na treguar qëndrimin e tyre mbi këto çështje, por nga atje nuk morëm përgjigje për thirrjet tona.
Ile Petrevski
Loading…


