Alsat 2019-05-27T10:47:49+02:00
Fiat & Chrysler pas shumë zërash në tregjet botërore, sot në mëngjes ka dërguar ftesën zyrtare për t’u bashuar me grupin francez të prodhimit të veturave Renault. Plani më pas është për një tjetër bashkim i këtij grupi të ri me gjigantet aziatik Nissanin dhe Mitsubishin.
Ranaulti nga ana tjetër ka pranuar se tashmë propozimi i Fiat-it është në tavolinë dhe fjalën përfundimtare e ka bordi drejtues i kësaj kompanie. Prodhimi i bashkimit të këtyre dy grupeve vlen 8,7 milionë vetura në vit, duke u shndërruar në grupin e tretë më të madh në botë të prodhimit të veturave, pas Wolsvagenit dhe Toyotës.
Pas lajmit për fuzionin e këtyre dy grupeve, bursat kanë filluar të bëjnë “festë” duke u rritur me +18% në tregjet botërore.
Loading…


