Alsat 2019-05-27T18:54:06+02:00
Pas publikimit të çmimeve të derivateve nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, reaguan nga kompania Makpetroll. Shprehen se nuk pajtohen me përllogaritjet e rregullatorit, i cili theksoi se nëse do të mbetej tregu i liberalizuar, çmimi i benzinës nuk do të ndryshohej, ndërsa dizeli do të ulej për një denar. Përllogaritjet e Makpetrolit kanë treguar se nëse ata do t’i bënin përllogaritjet edhe këtë javë, çmimet e tyre do të ishin për gjysmë denar më të ulëta sesa ato që i publikoi KRRE-ja. Nga Makpetroli pyesin publikisht pse shteti nuk dëshiron të heq dorë nga përfshirjet plotësuese të akcizës, për llogari dhe në favor të konsumatorëve dhe kompanive në vend?
Loading…



