Alsat 2019-05-28T16:38:44+02:00
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë “Nena Tereza” në Çair, Valon Belën. Ish-drejtori ekonomik i Gjinekologjisë së Çairit, Valon Bela gjatë ditës së djeshme në profilin e tij në fejsbuk akuzoi kolegen e tij, Viktoria Jovanovskën, e cila mban postin e drejtoreshës së Gjinekologjisë, për furnizime publike ne mënyrë të paligjshme dhe se ka favorizuar kompani të cilat kryejnë teste laboratorike me shuma të majme, për këtë Bela ka shkruar se do të njoftoje edhe Prokurorinë Publike.
Nga ana tjetër Javanoska ka paralajmëruar se do të ngrejë padi penale kundrejt Belës për shpifje dhe për publikim të të pavërtetave duke shtuar se në prapaskenë të rastit qëndron kërkesa e Belës që të angazhojë njerëz të tij në Gjinekologjinë e Çairit.
Ai nga unë kërkoi që dy këshilltarët e tij, të cilët marrin pagë në Poliklinikën e Çairit, ndërsa në klinikën tonë janë të angazhuar që prej 6 muajsh me kontratë, dhe unë duet t’ua vazhdojë kontratat akoma, në të kundërtën do të lëshonte “bombat”.
Filpçce pritet që këtë pasdite të takojë drejtorin e gjinekologjisë, Viktoria Jovanovskën dhe drejtorin e shkarkuar ekonomik Valon Belën.
Loading…



