Alsat 2019-05-28T14:53:44+02:00
Në Inspektoratin e Tregut kanë arritur mbi 70 denoncime nga qytetarët, për mashtrimin që u bëri kompania “Nefa Mebel”. Inspektorët për Alsat thonë se numri i ankesave sa shkon e rritet. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nën kompetenca të të cilit është Inspektorati i Tregut, thotë se pas shqyrtimit të lëndëve do të merren masat adekuate ndaj kompanisë e cila dëmtoi qindra qytetarë.
Për rastin e kompanisë së mobilieve, unë kam biseduar me Drejtorin e Inspektoratit të Tregut, tani më janë dorëzuar disa denoncime nga qytetarët tek Inspektorati i Tregut. Ne do të marrim masa në pajtim me ligjet menjëherë sapo të përpunohen lëndët”-tha Krenik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Nga Policia Financiare thanë se ka filluar procedura para-hetimore dhe se po mblidhen informacionet e nevojshme për udhëheqësit e firmës dhe përfaqësuesit ligjor. Investitori rus Andrej Hodasheviç premton se si pronar i holdingut, do të sigurojë buxhet për kthimin e parave dhe se deri më 31 maj. Ai zotohet se do t’i paguaj paratë në llogarinë e kompanisë serbe me qëllim që të kthehen paratë e atyre të cilët kishin porositur mobilje si dhe të paguhen pagat e të punësuarve.
Me të vërtetë kërkoj falje për shkaktimin e stresit duke u bazuat në publikimet e medieve, se gjoja flitet për hajna dhe oligark rus. Ajo nuk është e saktë, kompanitë tona nuk nuk kanë shfrytëzuar asnjë subvencion nga shteti, as edhe një denar nuk ka përfunduar llogari private”-tha Andrej Hodasheviç, investitor rus.
Juristët kërkojnë nga Prokuroria Themelore që të lëshohet flet-arrest ndërkombëtarë për të përfshirit në këtë ngjarje. Skandali me kompaninë fillimisht u zbulua në Serbi, kur fabrika u mbyll, ndërsa 300 të punësuar mbetën në rrugë, duke kërkuar pagat e tyre. Në vend kompania brenda natës mbylli 14 sallone ndërsa qindra qytetarë mbetën pa mobiljet e porositura pavarësisht pagesës që kishin bërë. Kompania “Nefa Mebel” vetëm në Maqedoninë e Veriut ka 8 lokale, të cilat para disa ditësh përnjëherë janë mbyllur, ndërkaq blerësit thonë se shitësit që kanë qenë brenda nuk kanë mundur të marrin informata se si t’i marrin porositë.
Besian Leka
Loading…



