Alsat 2019-05-28T13:28:26+02:00
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë dhe mirëkuptim të ndërsjellë shënojnë zhvillim pozitiv.
Presidenti Pendarovski ka theksuar se në të ardhmen dyja vendet duhet të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe rritjes të këmbimit tregtarë si dhe realizimit të infrastrukturës që lidhin Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Loading…




