Author: almakos

Alsat 2019-07-02T19:07:40+02:00 Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve kane nxjerrë në pah bastardimin e gjuhës shqipe nëpër këto institucione. Si rezultat gjuha shqipe vazhdon të bastardohet gati nga të gjitha institucionet e vendit. I tillë është edhe rasti i sinjalizuar nga një mjek shqiptar që punon në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, saktësisht në Repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Rasti ka të bëjë me një tabelë orientimi të vendosur aty ku në gjuhën shqipe shkruan: “Universiteti instituti për Radiologjisë” që nuk ka asnjë kuptim si nga ana sintaksikore por edhe morfologjike, ashtu siç shihet edhe qartë në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T18:45:51+02:00 Pasi që dje Ministria e Ekonomisë tha se nuk është kompetente për dhënien e lejeve për import të duhanit, sot edhe Drejtoria e Doganave hoqi përgjegjësinë nga dera e tyre. Ndonëse, nga Policia Financiare në ditën e aksionit kur u konfiskuan 12 tonelatë duhan në Luboten, u tha se nëpër këto institucione dyshohen funksionarë të përfshirë në rrjetin e kontrabandës për hir të hetimit, ende nuk shpalosin detaje. [embedded content] Drejtoria e Doganave “Drejtoria e doganave nuk jep leje për importin e duhanit, por bëjmë kontrollin e sasisë, shpërndarjen e drejtë të tarifave të mallrave që janë importuar,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T18:23:08+02:00 Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup- Kumanovë- Tabanoc dhe anasjelltas në ditët në vijim do jetë në ndërprerje për shkak të daljes nga binarët të vagonëve të një treni transportues. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në dalje të stacionit hekurudhorë në Kumanovë. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka. Nga ndërmarrja Hekurudha-Infrastruktura thonë se ekipet do të nisin punën për zhbllokimin e linjës hekurudhore për të evituar pasojat nga bllokimi i trenave. Zëvendëskryeministri i ekonomisë Koço Angjushev dhe ministri i transportit Goran Sugarevski ishin në vendin e ngjarjes. Në këtë moment ekipet e hetuesisë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T17:59:22+02:00 Disa herë është premtuar rregullimi i infrastrukturës së jashtme të zonës së lirë ekonomike në Tetovë, madje në çdo cikël zgjedhor ka figuruar nëpër platformat e partive politike si premtim, megjithatë kjo gjë ende nuk është realizuar. Tre kompanitë e vetme që funksionojnë në kuadër të kësaj zone, vazhdojnë të përdorin rrugën e vjetër për kyçje në autostradë, ndërkohë që Qeveria vazhdon të premtoj realizimin e investimit. Ne jemi në kontakt me investitorin privat dhe bashkë jemi duke i menaxhuar obligimet që dalin nga kontrata si obligime që i ka shteti por edhe investitori privat, dhe për ne…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T16:51:15+02:00 Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele ka reaguar në lidhje me kërcënimet për padi ndaj mediave dhe gazetarëve të cilët kanë shfrytëzuar ose kanë shpërndarë bisedën e incizuar në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Sipas Agjencisë së Mediave, ky është presion direkt nga qeveria ndaj mediave dhe gazetarve. “Kërcënimet me padi në vend të shfrytëzimit të të drejtës se përmirësimit ose përgjigjes paraqesin rrezikim të lirisë së informimit dhe të lirisë së mediave në përgjithësi. Në asnjë moment nuk duhet të harrohet se roli i mediave është që të jenë kritik dhe korrektor…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T16:37:01+02:00 Nuk nga progres në negociatat mes partnerëve të koalicionit LSDM-BDI në lidhje me ndryshimet në eshalonin e dytë dhe të tretë. Ndonëse eksponentë nga dyja subjektet politike kishin deklaruar se ekziston marrëveshje, një javë pas votimit të kabinetit të ri qeveritar, nuk ka asgjë konkrete. Dy subjektet presin që për ndryshimin e zëvendësministrave të merren vesh liderët e partive, ndërsa ndërrimin e drejtorive Qeveria do ta bëj në disa faza. Jozyrtarisht mësohet se BDI-së i është kërkuar të heq dorë nga Byroja e Furnizimeve Publike me të cilën udhëheq Bardhyl Nasufi, Agjencia për Investime të Huaja ku drejtor…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T16:30:32+02:00 Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup- Kumanovë- Tabanoc dhe anasjelltas në ditët në vijim do jetë në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së vagonëve nga një tren transportues. Aksidenti ka ndodhur në dalje të stacionit hekurudhorë në Kumanovë. Nga shkaqe deri tani të panjohura, vagonët në mëngjes rreth orës 2 janë rrokullisur, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Nga Hekurudha- Infrastruktura thonë se është shkaktuar dëm i madh material i hekurudhës, por do punojnë në riparim të shpejtë. Zëvendëskryeministri i ekonomisë Koço Angjushev dhe ministri i transportit Goran Sugarevski ishin në vendin e ngjarjes. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T16:26:59+02:00 Banorët e fshatit Bukoviq të Komunës së Sarajit,  tashmë  gjashtë ditë nuk kanë ujë për pije. Ata që nuk kanë puse në shtëpitë e tyre , gjatë këtyre ditëve ujë kanë mbushur në çezmat që ndodhen  mbi fshatin Raoviq,  5 kilometra larg shtatit. Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që kanë mbetur pa ujë për pije, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe dy javë më parë, gjithashtu për disa ditë. [embedded content] “Ku shkoni të mbushni ujë? Kemi qenë në Raoviq, mbi fshat. Atje shkojmë. Me karrocë shkojmë ta mbushim.02:08 Shkojmë dy-tre herë në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T16:21:08+02:00 Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele ka reaguar në lidhje me kërcënimet për padi ndaj mediave dhe gazetarëve të cilët kanë shfrytëzuar ose kanë shpërndarë bisedën e incizuar në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Sipas Agjencisë së Mediave, ky është presion direkt nga qeveria ndaj mediave dhe gazetarve. Ndërkohë ka reaguar edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE, sipas të cilës, Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet kyçe që kanë të bëjnë me dyshimet për rregullim tenderi. [embedded content] Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet se çfarë do të thotë “Leonardo do të fitojë” ashtu si…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-02T15:40:33+02:00 Qytetarët që kanë problem me instalimin e aplikacionit për kthimin e TVSH-së në telefonat celularë, duhet të drejtohen në ndonjërën nga qendrat rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ata që nuk shfrytëzojnë telefona të mençur kthimin e TVSH-së do duhet ta bëjnë përmes aparateve që ofrojnë shërbime në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Nëse duan kthimin e TVSH-së edhe pensionistët që marrin vetëm pensione, të cilët u liruan nga regjistrimi për deklaratë vjetore për tatim, patjetër do të duhet të hapin profilin e tyre. Duhet të zgjidhet gjuha. Shënohet numri i shfrytëzuesit që e kanë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-02T15:34:43+02:00 Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, para mediave u përpoq të amnistohej nga akuzat për rregullim tenderi me kompaninë shtetërore italiane “Leonardo” për pasjisje për sistem radarësh. Ai para gazetarëve sqaroi se procedura për furnizim më këto pajisje daton që nga viti 2015 por sigurimi i pajisjes nuk ka ndodhur për shkak të mos-përmbylljes së saj nga ish drejtori teknik Klime Çepunovski. Edhe përskaj insistimit të gazetarëve, Rashkovski nuk u përgjigj se pse në bisedën e publikuar dëgjohet teksa thotë se kompania Leonardo do të fitojë dhe se vendimi i Qeverisë për ritenderim do të shfuqizohet. Ai…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-02T15:19:57+02:00 Tre vjetori i vdekjes së Almir Aliut palët e përfshira në tragjedi i gjen të pakënaqura me vendimin gjyqësor. Derisa familja Aliu ankohet për drejtësi të njëanshme dhe dënim të ulët për vrasësin Boban Iliq, avokati i këtij të fundit pretendon se klienti i tij veprën e ka kryer në rrethana të nevojës ekstreme. Më 21 qershor përfundoi procesi gjyqësor për rastin e Almir Aliut i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Vendimi i Gjykatës Themelore të Kumanovës nuk ndryshoi aspak nga ai të cilin e hodhi poshtë organi i shkallës së dytë. Familja Aliu këtë e…

Lexo më Shumë