Alsat 2019-07-02T16:21:08+02:00
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele ka reaguar në lidhje me kërcënimet për padi ndaj mediave dhe gazetarëve të cilët kanë shfrytëzuar ose kanë shpërndarë bisedën e incizuar në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Sipas Agjencisë së Mediave, ky është presion direkt nga qeveria ndaj mediave dhe gazetarve. Ndërkohë ka reaguar edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE, sipas të cilës, Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet kyçe që kanë të bëjnë me dyshimet për rregullim tenderi.
Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet se çfarë do të thotë “Leonardo do të fitojë” ashtu si u përgjigj se çfarë do të thotë “letër pranimi”. Rashkovski, jeni shumë i qartë në incizimin që e dëgjuam në media kur thoni se Leonardo do të fitojë. Kjo tregon qartë se rregulloni që kush duhet ta fitojë tenderin. Sot është e qartë se Rashkovski bisedon si person i autorizuar nga Zoran Zaev. Sot u morr vesh porosia pas së cilës qëndron tenderi skandaloz dhe personalisht Zaev. U pranua edhe që Çepunovski nuk ka nënshkruar tender ligjor për të cilin ekziston dyshim për krim por këtë e kanë bërë persona nga pushteti aktual- deklaroi Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.
Alsat
Loading…



