Author: almakos

Alsat 2019-07-01T17:41:58+02:00 Sadulla Duraku sot zyrtarisht mori detyrën e ministrit në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Gjatë marrjes së detyrës së re, ministri Duraku theksoi se ministria e re që filloi me punë, në fokus të punës së saj do të ketë realizimin e obligimeve që dalin nga akti i themelimit të resorit të ri, nxitjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira në mes bashkësive etnike si bazë e Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimi i të gjitha masave në kuadër të sistemit politik në vend në pajtim me Programin për punën e Qeverisë së Republikës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-01T16:20:48+02:00 Kanë vazhduar edhe ditëve të fundit reagimet dhe kundër-reagimet mes gazetarit Branko Gerovski dhe përfaqësuesve të 1TV-së në lidhje me shkrimet e Gerovskit për raste reketimi. Gerovski në serinë e shkrimeve “Koki, Kiki” flet me pseudonime për persona të caktuar të pushtetit dhe medias dhe raste të reketimit të biznesmenëve të caktuar. Bojan Jovanovski nga 1TV ditë më parë u deklarua se është ai personi për të cilin Gerovski shkruan por hodhi poshtë historitë si të pavërteta. Gerovski për Alsat thotë se pret konkluzionet e organeve të hetuesisë për historitë në fjalë. [embedded content] Besoj se pjesa më…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-01T16:12:06+02:00 Prej sot çmimet e shërbimeve të roamingut me Serbinë, Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Malin e Zi janë ulur në mënyrë drastike. Thirrjet e nisura telefonike drejt këtyre vendeve janë ulur për rreth 70 për qind, e nga ana tjetër thirrjet e ardhura telefonike janë më të lira për mbi 30 për qind. Porositë SMS kanë ulje për 70 për qind, ndërsa me çmimet e reja për 90 për qind është liruar shfrytëzimi i internetit jashtë vendit. Në përgjithësi, ulja për të gjitha shërbimet e roamingut në Shqipëri dhe Kosovë janë mbi 93 për qind. Konkretisht për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-01T16:00:24+02:00 Prokuroria ka ngritur aktakuzë për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në fshatin Llaskarcë, kur autobusi i kompanisë Durmo Turs doli nga rruga dhe jetën e humbën 16 persona, ndërsa 38 të tjerë pësuan lëndime të rënda. I akuzuar është pronari i kompanisë Durmish Beluli, shoferi i autobusit dhe katër persona tjerë. Ata ngarkohen me akuzën për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Hetimi i prokurorisë së Shkupit ka treguar se qëllimisht është manipuluar me rregullsinë e autobusit. Pronari i Durmo Turs edhe pse ka qenë i vetmi kompetent të mbajë llogari nëse autobusi…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-01T15:45:03+02:00 Tashmë i paralajmëruar një kohë të gjatë vetingu i nëpunësve policor në MPB, së shpejti do të jetë në Kuvend. Me vendimin ligjor i cili është në fazë të përpunimit do të përfshihen integriteti, arsimi profesional, gjendja pronësore dhe aktivitetet eventuale kriminale të të punësuarve. Ne tashmë e filluam procesin e vetingut në DSK, e dini se është formuar Agjenci e re për siguri kombëtare, tashmë janë formuar komisionet dhe ka informacion nga drejtori se ata tashmë kanë filluar me punë. Pra, procesi i vetingut tashmë ka filluar në DSK dhe të gjitha aspektet e mundshme për të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-01T15:38:23+02:00 Keqpërdorimi i regjistrimit të popullsisë nga ana e VMRO-DPMNE-së për çështje politike është i papranueshëm për LSDM-në. Një ditë pasi Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja, deklaroi se vendit i nevojitet vetëm regjistrim i popullsisë rezidente, Kostadin Kostadinov nga LSDM, thotë se që ky proces është statistikor dhe e ftoi Gjorçevin të kontribuojë në përpilimin përfundimtar të ligjit në Kuvend. Nuk guxojmë që regjistrimin si operacion statistikor të përpiqemi, që në ç’do mënyrë ta bëjmë operacion politik. Pres që edhe VMRO-DPMNE do ta mendojnë këtë dhe do ta kuptojnë esencën dhe nevojën e realizimit të regjistrimitë. Dhe nëse kanë propozime…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-01T15:17:46+02:00 Një stuhi shumë e veçantë dhe e rrallë ka bërë që rrugët të mbushen me akull, dhe pse temperatura ishte 27 gradë. Meksika nuk kishte parë ndonjëherë breshër të tillë. Në fare pak minuta, rrugët e qytetit u mbuluan nga akulli, që arrinte në gati 1 metër e gjysmë. Temperaturat ishin 27 gradë celsius, në një periudhë të vitit kur mesatarja është 31 gradë. Edhe pse breshëri nuk është diçka e panjohur për zonën, askush nuk mban mend të ketë parë një nivel të tillë./Alsat [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-01T14:34:42+02:00 Babai me mjet të fortë ka lënduar djalin e tij pas një zënke, ku i njëjti e kishte kapur djalin e tij në shoqëri të një djali tjetër në Zhelinë të Tetovës. Policia e Tetovës informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 20.00, ndërsa i lënduari është mbajtur për shërim të mëtejshëm në Shkup. Babai me iniciale F.R (56) në një zënkë familjare me mjet të fortë i ka shkaktuar plagë djalit të tij me iniciale R.R (23). Sipas policisë , derisa R.R ka qenë nën shoqëri të personit me iniciale F.A (19) nga fshati Bogovinë në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-01T14:25:28+02:00 Territori i vendit sot dhe në ditët në vijim do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë (alerte), kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nën ndikimin e valës së ngrohtë nesër dhe pasnesër temperaturat maksimale do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në shumë vende do të tejkalojnë edhe 35, ndërsa të mërkurën pritet të arrijnë 40 gradë. UV indeksi do të jetë 9. Lagështia e madhe e ajrit do të kontribuojë që të ketë ndjenjë se temperaturat janë më të larta nga matjet. Prej pasnesër deri të premten në orët e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-01T14:03:49+02:00 Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar aktakuzë për gjashtë persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, vepra këto që rezultuan me aksidentin tragjik të autobusit të kompanisë “Durmo Tours”, ku jetën humbën 16 persona ndërsa 38 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. Prokuroria akuzon pronarin dhe përgjegjësin e kompanisë “Durmo Turs”. Përveç tyre të akuzuar janë edhe tre punëtorë të kontrollit teknik si dhe shoferi i autobusit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-01T12:57:19+02:00 Naser Raufi, avokati mbrojtës i të akuzarve të rastit “Monstra” pas paralajmërimit të prokurores speciale Fatime Fetai, se do të dëgjohen përgjimet që i posedojnë në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, ai theksoi se pas dëgjimit të tyre do të vërtetohet se të akuzuarit nuk e kanë kryer veprën, gjegjësisht nuk i kan vrarë fëmijët dhe peshkatarin natën e kobshme. Neve si palë mbrojtëse na gëzon fakti që PSP ka paralajmëruar “bombat”, se ato do të jenë pjesë e dëshmive materiale në procedurë. Ne si palë mbrojtëse shpresojmë se ato përgjime do të na…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-01T12:47:30+02:00 Seanca gjyqësore për rastin e PSP-së “Dhuna në Kuvend” sot është shtyrë për shkak se i akuzuari në këtë lëndë Mile Janakievski nuk u sjell në gjykatë nga burgu i Shutkës. Gjykata kishte dhënë urdhër që i akuzuari të sillet në gjykatë nga shtëpia e tij, ku ai po vuante dënimin në burgim shtëpiak, mirëpo policia nuk e kishte gjetur aty, pasi që të premten ishte pas shqiptuar paraburgim n[ burgun e Shutkës. Janakievski dyshohet në rastin e fundit që e ka hapur Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në lidhje me shitjen e tokës shtetërore për…

Lexo më Shumë