Alsat 2019-07-01T12:44:25+02:00 Nga shtatori në autobusët e qytetit të Shkupit, respektivisht në ato privat dhe shtetërorë do të rikthehen biletat nga letra. Këshilli i Qytetit të Shkupit fillimisht duhet të caktoj çmimin e biletave, ndërsa vijon edhe procedura për tenderin për furnizim me bileta./Alsat Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-07-01T12:01:11+02:00 Drejtoria e të Ardhurave Publike sot njoftoi se ditëve në vijim do të rregullohet aplikacioni për kthimin e TVSH-së përmes telefonave Iphone, respektivisht përmes platformës IOS. “Bëhet fjalë për një rrjet ose platformë më të ndërlikuar, prandaj aplikacionit për këtë platformë do të vonohet. Presim që së shpejti edhe përdoruesit e iPhone të kenë qasje në aplikacion. Shërbimet tona janë në dispozicion për të gjithë qytetarët ndërsa të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mund të na kontaktojnë”, tha Sanja Lukarevska, drejtore e DAP. Ndërsa sa i përket shqetësimeve në publik për faktin se aplikacioni është zhvilluar…
Alsat 2019-07-01T11:46:01+02:00 Kërkimi për të zhdukurin Pando Lazovski ka përfunduar tragjikisht, ai është gjetur i vdekur. Sipas njoftimeve nga të afërmit e Lazovskit, ai është gjetur i vdekur në Butel rrugës për në Çardak. Familja falënderon të gjithë që ndihmuan gjetjen e tij, ndërsa për shkaqet e vdekjes do të prononcohen më vonë. Ви благодарам на сите за споделувањата, за жал потрагата заврши трагично, чичко ми е пронајден починат. Нека почива во мир. Publiée par Milena Lazarovska sur Vendredi 28 juin 2019 Loading…
Alsat 2019-07-01T11:38:45+02:00 Kur pritej që pushteti dhe opozita të arrinin konsensus mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, opozita ka marr vendim tjetër. Opozitarja VMRO-DPMNE do t’i krijojë tre grupe tjera të punës në kuadër të partisë, prej të cilëve njëri vetëm për çështjet e Prokurorisë, tjetri vetëm për çështjet e gjykatave dhe grupi tretë me ekspertë të fushës. Secili grup do të jep rekomandimet e tyre deri tek grupi negociues i cili më pas do t’i prezantojë qëndrimet para grupit negociator të pushtetit. Forimi i grupeve të opozitës nuk do të bëhet të paktën edhe 3 javë. Ndërkohë…
Alsat-M 2019-07-01T11:08:40+02:00 Nga sot 1 korrik është lëshuar për shkarkim aplikacioni më i ri për kthim të TVSH-së tek konsumatori i quajtur “MOJ DDV”, por polemikat ende vazhdojnë. Fillimisht reagime të shumta në publik janë shpalosur pasi që aplikacioni është publikuar nga në APP store për android nga një persona Kiril Sokolov, dhe jo nga DAP. Kjo ka ngjallur reagime të shumta duke e patur parasysh politikën e privatësisë, gjithashtu e-mail për kontakt në aplikacionin e paraqitur është privat dhe adresa e developerit është e bazuar në Vjenë të Austrisë. Shfrytëzuesit të cilët kanë provuar të shkarkojnë programin e masës…
Alsat-M 2019-07-01T10:58:03+02:00 Prokurorja Speciale tha se në paraqitjen e dëshmive të reja nga ana e Psp-së, në seancën e 22 Gushtit do të degjohen në gjykatë të gjitha materialet e përgjuara që kanë të bëjnë më këtë rast, të njohura si bombat e LSDM-së./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-07-01T10:40:11+02:00 Dëshmitari Dragan Ivanovski që nuk u gjet nga policia, erdhi vet dhe u paraqit në gjykatë për të dëshmuar në rastin “Monstra”. I propozuari nga pala mbrojtëse e të akuzuarve, mungoi në seancën e kaluar sikur edhe dëshmitari Dime Veskov arsye që u anulua seanca e javës qe shkoi. Kurse për këtë të fundit, policia nuk ka arritur ta gjej as sot, me ç’rast dëshmia e tij e mëparshmë do të lexohet nga Këshilli Gjyqësorë. Kjo lëndë e PSP-së e rikthyer që nga fillimi, është në fazen e ridëgjimit të dëshmitarëve, ku dëshmitari Ivanovski tha se të akuzuarin…
Alsat-M 2019-07-01T10:31:12+02:00 Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë se sistemi mbrojtës raketor do të mbërrijë nga Rusia brenda 10 ditëve. Ai këto informacione i ka thënë një ditë pasi që ka deklaruar se nuk do të vendosen sanksione nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters Mirëpo Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s e kanë kundërshtuar vendimin e Ankarasë për të blerë në sistem të tillë nga Rusia. “Brenda 10 ditëve, ndoshta brenda një jave, dërgesa e parë do të këtë arritur. I kam thënë këtë hapur Presidentit Trump”, citohet të ketë thënë Erdogan para gazetarëve. Loading…
Alsat-M 2019-07-01T10:26:00+02:00 Para stacionit policor në Strugë si dhe gjykatës Themelore, rreth 50 persona kanë filluar protestat ku është kërkuar nga institucionet dhe autoritetet që të zbardhet rasti i vrasjes së 9 vjeçarit Ali Reçi nga Veleshta e Strugës, që ka ndodhur më 13 tetor të vitit 2001. Familja e fëmiut të vrarë edhe pas 15 viteve nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kush e ka kryer vrasjen, pasi që obduksioni kishte konkluduar se vdekja kishte ndodhur në mënyrë të dhunshme. Autoritetet kanë thënë se po punojnë në zbardhjen e rastit edhe pse nga kjo tragjedi kanë kaluar pothuajse dy dekada,…
Alsat-M 2019-07-01T10:17:14+02:00 Gjatë kësaj fundjave në rajonin SP-SHKUP janë ndërmarrë masa dhe aktivitete ku janë konstatuar 288 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Nga komunikacioni janë larguar 219 shoferë nga ku: 115 shoferë që kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit, 88 shoferë të rinj që nuk kanë patur të drejtë të drejtojnë makinën dhe 16 shoferë që kanë qenë të rinj-fillestarë pa plotësuar dy vite. Gjithashtu nga komunikacioni janë larguar 58 shoferë nga ku 57 kanë qenë pa regjistrim dhe të mbingarkuar. 9 Shoferë janë dënuar përshkak se kanë kaluar në të kuqen. Loading…
Alsat 2019-07-01T09:57:08+02:00 Me datë 29.06.2019 në ora 22:00 SPB-Tetovë ka kryer inspektim në një objekt hotelierik për shkak të njoftimeve për prishje të qetësisë dhe rendit publik. Gjatë kontrollit të objektit në rrugë “Ilindenska” është arrestuar pronari i objektit F.B. (41) nga fshati Dobridoll, i dyshuar për punësim të paligjshëm të shtetasve të huaj apo keqpërdorimit të shërbimeve hotelerike. Policia nga Stacioni Policor i Gostivarit gjithashtu ka arrestuar shtetaset e huaja A.D. (42) dhe V.D. (17) nga Moldavia. Loading…
Alsat-M 2019-07-01T09:49:08+02:00 Nga sot (1 korrik) shtëpitë dhe kompanitë e vogla të cilat nuk janë transferuar në tregun universal të rrymës, do të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i përgjithshëm. Bëhet fjalë për EVN HOUM, subjekt i cili ka lindur nga kompania mëmë EVN Maqedoni, që e fitoi tenderin të cilin e kishte organizuar KRRE-ja. Çmimet e rrymës edhe me këtë furnizues mbeten të pandryshuara dhe mbetet e njëjtë deri në vitin tjetër të 1 korrikut. Shfrytëzuesit nuk do të nënshkruajnë kontrata shtesë për furnizim dhe do të pranojnë faturat me emrin e kompanisë së re të lartpërmendur. Kompania…

