Alsat-M 2019-07-01T09:49:08+02:00
Nga sot (1 korrik) shtëpitë dhe kompanitë e vogla të cilat nuk janë transferuar në tregun universal të rrymës, do të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i përgjithshëm.
Bëhet fjalë për EVN HOUM, subjekt i cili ka lindur nga kompania mëmë EVN Maqedoni, që e fitoi tenderin të cilin e kishte organizuar KRRE-ja.
Çmimet e rrymës edhe me këtë furnizues mbeten të pandryshuara dhe mbetet e njëjtë deri në vitin tjetër të 1 korrikut.
Shfrytëzuesit nuk do të nënshkruajnë kontrata shtesë për furnizim dhe do të pranojnë faturat me emrin e kompanisë së re të lartpërmendur.
Kompania do të furnizojë shfrytëzuesit të cilët nuk do të transferohen në tregun universal gjatë nj[ periudhe pesë vjeçar, ndërsa janë paralajmëruar shërbime më të mira si linjë telefonike 24/7 në tri gjuhë, si dhe pagesë të faturave on-line.
Loading…



