Alsat 2019-07-01T11:38:45+02:00
Kur pritej që pushteti dhe opozita të arrinin konsensus mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, opozita ka marr vendim tjetër. Opozitarja VMRO-DPMNE do t’i krijojë tre grupe tjera të punës në kuadër të partisë, prej të cilëve njëri vetëm për çështjet e Prokurorisë, tjetri vetëm për çështjet e gjykatave dhe grupi tretë me ekspertë të fushës. Secili grup do të jep rekomandimet e tyre deri tek grupi negociues i cili më pas do t’i prezantojë qëndrimet para grupit negociator të pushtetit. Forimi i grupeve të opozitës nuk do të bëhet të paktën edhe 3 javë. Ndërkohë mandati i PSP-së i cili sipas ligjit është deri në shtator, mund t’i zë grupet e punës në negociata për faktin që në rast se propozimi nuk miratohet deri në fund të korrikut, në muajin gusht Kuvendi është në pushim dhe me këtë PSP-së mund t’i mbaroj mandati derisa grupet negociojnë./Alsat
Loading…



