Alsat 2019-07-02T17:59:22+02:00
Disa herë është premtuar rregullimi i infrastrukturës së jashtme të zonës së lirë ekonomike në Tetovë, madje në çdo cikël zgjedhor ka figuruar nëpër platformat e partive politike si premtim, megjithatë kjo gjë ende nuk është realizuar. Tre kompanitë e vetme që funksionojnë në kuadër të kësaj zone, vazhdojnë të përdorin rrugën e vjetër për kyçje në autostradë, ndërkohë që Qeveria vazhdon të premtoj realizimin e investimit.
Ne jemi në kontakt me investitorin privat dhe bashkë jemi duke i menaxhuar obligimet që dalin nga kontrata si obligime që i ka shteti por edhe investitori privat, dhe për ne është me rëndësi tërheqja e investitorëve të huaj në bashkëpunim me investitorin privat dhe gjitha obligimet që ka shteti ndaj zonës së lirë ekonomike do i përmbush në afate që do caktohen në bashkëpunim me investitorin privat. Në baz të kontratës obligime ka edhe investitori privat por edhe ai publik- deklaroi Kreshnik Bekteshi. Minister i Ekonomisë.
Por, drejtori i Zonës ekonomike, Arben Halili thotë se investitori privat i ka përmbushur obligimet që dalin nga kontrata.
I kemi përmbushur gjitha obligimet në realizimin e infrastrukturës në kuadër të zonës së lirë ekonomike, prandaj janë këta investitorë se është bë infrastruktura kryesore. Ne presim nga ana e Qeverisë që të përmbush kushtin kryesor, lidhjen me autostradën- tha Arben Halili, drejtor i Zonës së lirë ekonomike Tetovë
Ndryshe, zona ekonomike e cila në Tetovë u inaugurua me aq pompozitet, duke u premtuar edhe mijëra punësime, vazhdon edhe më tej të funksionojë me vetëm tre firma dhe rreth 2000 punëtor.
Bashkim Sulejmani
Loading…



